Çfarë e shtyn këtë burrë që të festojë rihapjen simbolike të Ambasadës Amerikane pikërisht në përvjetorin e 70- të të dëbimit të palestinezëve nga territoret izraelite? Rihapjen e një ndërtese, gjysma e të cilës ndodhet në territoret e Jeruzalemit Lindor? Aty ku palestinezët do të donin të kishin selinë e qeverisë së tyre, në rast arrihet zgjidhja me dy shtete. Ky është një goditje diplomatike në fytyrë për palestinezët, që nuk justifikon përshkallëzimin e dhunës. Por, që provokon me qëllim dhe nuk merr parasysh që ky është një akt që thotë se shkaktarët po ashtu e kanë fajin. Pra edhe Trump mban përgjegjësinë bashkë me të tjerët për të vrarët dhe të plagosurit.
Çfarë e shtyn këtë njeri që të prishë me një nënshkrim kompromisin atomik me Iranin, kompromis i cili mezi është arritur, ta prishë atë pa rënë më parë dakord me partnerët europianë dhe pa diskutuar me ta hapat e mëtejshëm? Dhe që nuk merr parasysh shkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në Lindjen e Mesme. Dhe shkakton paralelisht një krizë ekzistenciale në Evropë dhe prish rendin e paqes që sundon prej 70 vjetësh.
Çfarë e shtyn këtë burrë që të punojë me të gjitha forcat e veta, për të shkatërruar ato gjëra që ka arritur pararendësi i tij, pa pasur një plan se çfarë duhet ta pasojë aktin e shkatërrimit? Donald Trump nuk ka punuar kurrë më parë si politikan i zgjedhur në mënyrë demokratike. Ai nuk është i mësuar me këtë lloj biznesi, i cili bëhet duke dhënë dhe duke marrë, duke arritur me mundim kompromise, duke peshuar dëmet dhe përfitimet, duke pasur gjithnjë parasysh pasojat e aktiviteteve politike dhe atyre që nuk lidhen me ditën, por janë me afat të gjatë. Mjafton të shohësh simbolet e zgjedhura prej tij për pushtetin që ka në dorë. Ai është ngjitur mbi të gjithë dhe thotë: Shikoni, unë qëndroj sipër të gjithëve. Dhe mund të bëj çfarë të dua. Dhe impulsi me të cilin vepron tregon se për të formula nuk është Amerika e para, por “Donald Trump first”.
Kjo nuk është gjë e re. Por në këto ditë kjo gjë ka qenë shumë dominuese. Donald Trump nuk ka plan B. Ai mendon vetëm në aksionin që bën vetë, jo në pasojat që do bëhen të ndjeshme mbas 4 ose 8 vjetësh. Për të nuk ka rëndësi, se si ndikojnë veprimet e tij dhe sulmet verbale mbi vendet e tjera jashtë Amerikës. Ai ushtron pushtetin e tij, sepse ka mundësi ta bëjë këtë. Duke menduar gjithnjë të tërheqë sa më shumë vëmendje. Dhe vëmendjen ai e merr më lehtë dhe këtë e bën më lehtë kur i shkatërron gjërat duke bërë zhurmë. Kjo është arsyeja pse pikërisht në një ditë të tillë zhvendoset ambasada amerikane. Dhe kjo është arsyeja pse prishet marrëveshja me Iranin, pa e ditur se çfarë do ndodhë më pas.
Për Gjermaninë dhe Evropën kjo do të thotë se më në fund duhet të zgjohen nga gjumi: shtatë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duhet që Evropa të zgjohet nga gjumi. Dhe pjesë e këtij zgjimi është të marrë përgjegjësi për politikën e brendshme dhe të jashtme. Gjermania duhet të investojë tek ushtria e vet. Megjithëse shumë vetë janë mësuar të jetojnë në një Gjermani ku ushtria është pjesërisht e përgatitur për mbrojtje. Britanikët duhet që pavarësisht Brexit-it të sqarojnë se si do të bashkëpunojnë me Francën dhe Gjermaninë në politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes. Dhe para së gjithash Evropa duhet të gjejë rrugën të ndalojë shpërbërjen nga brenda dhe me një akt të ri heroik të përcaktojë në cilin komunitet do të jetojë në të ardhmen.
Këto janë sfida të mëdha dhe shumë pasiguri. Por një gjë është e sigurt: Tek një vend, që e drejton dikush si Donald Trump, nuk mund të kesh më besim. Imazhet që vijnë nga Rripi i Gazës këto ditë janë dëshmi e trishtueshme e domosdoshmërisë ekzistenciale të kësaj. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime