Besa e Pejës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kanë prezantuar transferimin e tyre të ri. 

Bëhet fjalë për lojtarin japonez Ryuma Matsumoto, i cili nga sezoni i ardhshëm do të vesh fanellën e klubit pejan. 


Nga klubi Matsumoton e kanë vlerësuar për disiplinën, përvojën dhe stilin e tij të lojës. 

Reagimi i plotë nga Besa e Pejës: 

Mirë se vjen në Pejë, Ryuma Matsumoto! 

Mesfushori japonez i bashkohet ekipit tonë, duke sjellë me vete disiplinën, përvojën dhe stilin karakteristik të futbollit aziatik. 

Ryuma do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në sezonin e ri, dhe mezi presim ta shohim në fushë me ngjyrat verdh e zi. 

Nga Japonia në Pejë, mirë se erdhe në familjen tonë, Ryuma! 

/Telegrafi/

telegrafi sport app