Një grua në Massachusetts regjistron një objekt misterioz që fluturonte në qiell

Një grua nga Massachusetts, e cila po relaksohej në vaskën e saj të nxehtë në natyrë, filmoi kur vuri re një objekt misterioz që fluturonte në qiell.
Colleen McCormack tha se ishte në vaskën e nxehtë jashtë shtëpisë së saj në Pembroke kur vuri re objektin.
"Isha duke u çlodhur në vaskën time të nxehtë, shikova lart në qiell dhe pashë diçka të vogël që fluturonte. Thashë, çfarë është kjo”, tha ajo.
McCormack nxori telefonin dhe regjistroi videon e skenës së pazakontë.
"Dukej sikur ishte në flakë ose diçka e tillë dhe po binte shumë shpejt."
"Nuk kam idenë se çfarë mund të ketë qenë”, shtoi ajo.
Dëshmitarja tha se priste një zhurmë të lartë kur objekti goditi tokën, por nuk pati zhurmë pasi u zhduk nga pamja. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































