LAJMI I FUNDIT:

“Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës” – thotë gazetari i BBC

“Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës” – thotë gazetari i BBC

“Një gjë duket e sigurt: Izraeli së shpejti do të pushtojë Rripin e Gazës me popullsi të dendur”.

Kështu së paku vlerëson, gazetari i BBC, Paul Adams, sipas të cilit, një numër i madh trupash tashmë janë mbledhur në jug të Izraelit, përcjell Telegrafi.

Ato, siç thotë ai, janë vendosur së bashku me një numër të madh tankesh dhe mjetesh të tjera të blinduara.


“Më pak e qartë është se kur do të jepet urdhri, ose cilat janë objektivat përfundimtare të qeverisë izraelite”, ka shkruar Adams.

Izraeli formon “qeverinë e luftës”
Lexo po ashtu Izraeli formon “qeverinë e luftës”

Por, siç thekson ai, me zyrtarët izraelitë që flasin për krijimin e një realiteti të ri të Lindjes së Mesme – në thelb një Gaza pa Hamasin – të gjithë treguesit thonë se ky operacion do të tejkalojë të gjithë paraardhësit e tij në shkallë dhe shtrirje.

“Kolegët tanë të BBC-së në Gaza tashmë na thonë se sulmet ajrore nuk janë si asgjë që kanë parë më parë. Në pesë ditë sulmesh, Izraeli tashmë ka vrarë pothuajse gjysmën e numrit të palestinezëve sa vdiqën gjatë gjashtë javëve të luftës së Gazës në vitin 2014”.

Veç kësaj, paralajmëron ai, ka të ngjarë që Izraeli të vazhdojë të godasë Gazën nga ajri i tyre për disa ditë, duke e dobësuar Hamasin aq shumë sa që kur të vijë inkursioni tokësor, aftësia e grupit për të luftuar do të jetë degraduar rëndë.

“Me disa pjesë të Gazës të kthyera në gërmadha dhe rreth çerek milioni palestinezë tashmë në lëvizje, perspektivat për ditët e ardhshme duken jashtëzakonisht të zymta”, ka shkruar gazetari i BBC, Paul Adams. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori