LAJMI I FUNDIT:

Një gjarpër ‘ra nga qielli’ mbi krahun e një gruaje në Teksas – më pas një skifter i sulmoi të dy

Një gjarpër ‘ra nga qielli’ mbi krahun e një gruaje në Teksas – më pas një skifter i sulmoi të dy

Një grua në Silsbee, Teksas, po kositte lëndinën e saj të martën kur një gjarpër ra nga lart dhe zbarkoi mbi të.

Por ky nuk ishte siklet i vetëm i saj, pasi, pasi gjarpri ishte “duke u ndjekur” nga një skifter që u hodh poshtë dhe i sulmoi të dy, përcjell Telegrafi.

Peggy Jones rrëfeu ngjarjen e tmerrshme duke thënë se ajo ishte me traktorin e saj duke kositur oborrin e shtëpisë së saj kur një gjarpër u ul mbi të dhe u mbështjellë rreth krahut të saj, duke u shtrënguar fort.


Jones tha se ajo u përpoq të largonte gjarprin, por ai u mbajt më fort dhe filloi ta godiste fytyrën e saj, duke i goditur syzet.

Dhe ndërsa ajo u përpoq të tundte krahët për të larguar gjarprin, u shfaq një skifter që përpiqej të kapte gjarprin.

“Më në fund ai mori gjarprin dhe u largua me gjarprin, dhe unë shikova poshtë dhe isha e mbuluar me gjak që më dilte nga krahu”.

Burri i Jones e dërgoi me urgjencë në spital, ku as mjekët nuk mund ta besonin historinë e saj.

Ajo nuk kishte lëndime të rënda.

Është e paqartë se çfarë lloj gjarpri ishte, por Jones tha se ajo mendon se skifteri mund ta ketë lëshuar atë mbi të. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Virale
Dikush pagoi shumë për xhemperin e themeluesit të Facebook - ai u shit për çmim rekord në ankand

Dikush pagoi shumë për xhemperin e themeluesit të Facebook - ai u shit për çmim rekord në ankand

Interesante
Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Fun
Videoja që po bën bujë në rrjete sociale - djali bën ushtrime fizike në kabllot e rrymës

Videoja që po bën bujë në rrjete sociale - djali bën ushtrime fizike në kabllot e rrymës

Virale
Kalo në kategori