Një gabim që shumë njerëz e bëjnë kur imagjinojnë një dëshirë: Prandaj është e vështirë që ëndrrat tuaja të realizohen

Paralajmërimi i një gruaje që ka pasur sukses!
Mel Robbins, avokate e suksesshme, folëse motivuese, nënë e tre fëmijëve dhe autore, ka zbuluar cili është gabimi më i madh kur bëhet fjalë për manifestimin e dëshirave!
Manifestimi i dëshirave tona nënkupton vizualizimin – imagjinatën e asaj që dëshirojnë, çfarë ndjenja ajo brenda nesh shkakton, çfarë do të fitojmë me të, transmeton Telegrafi.
Ndjenja kur e imagjinojmë veten që kemi atë që e dëshirojnë është gjë e shkëlqyeshme, por a do të na aktivizojë dhe motivojë mjaftueshëm? A është ajo e afërt me realitetin tonë dhe me gjithë ato që duhet t’i ndërmarrim?
Mel Robbins, folëse motivuese dhe autore e librit “The 5 Second Rule”, njihet për thirrjet e saj të hapura për veprim. Në fjalimin e saj në TED, ajo thotë se ne duhet t’i marrim gjërat në duart tona dhe të aktivizohemi MENJËHERË, këtu dhe tani.
Kur bëhet fjalë për vizualizimin e dëshirave, ajo konsideron se nuk duhet ta imagjinojmë veten vetëm sikur e kemi atë që na mungon, por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për të gjithë hapat e mundshëm dhe madje edhe pengesat që na presin në atë rrugë.
Kjo nuk duhet të na dekurajojë, por të na japë një pasqyrë reale se si të aktivizohemi dhe të arrijmë atë që dëshirojmë.
“Shumë njerëz dëshirojnë dhe imagjinojnë makina të shtrenjta, udhëtime luksoze, shtëpi në plazh, vilë të mrekullueshme në mal, një punë ëndrrash, një marrëdhënie të dëshiruar… Por këtu bëhet një gabim i madh. Manifestimi nuk është një ëndërr, është një urë midis vendit ku je dhe ku dëshiron të arrish. Manifestimet janë tullat me të cilat ndërton rrugën për të arritur atje ku dëshiron. Shumë prej nesh besojnë se duhet të ulemi në heshtje, të imagjinojmë veten përballë asaj shtëpie luksoze plazhi që duam, ndiejmë freskun në flokë, por harrojmë se deri në gjetjen e kësaj dëshire ka shumë përpjekje dhe sfida. Kur imagjinoni biznesin perfekt, duhet të imagjinoni gjithashtu veten duke mos dalë në mbrëmje me miqtë, por qëndroni në shtëpi për të punuar për diçka. Imagjinoni veten duke bërë diçka ndryshe, e cila mund të mos miratohet nga njerëzit përreth jush. Imagjinoni veten duke punuar për diçka të shtunën ndërsa fëmijët tuaj janë në futboll.
Imagjinoni veten të dëgjoni përgjigjen “jo” dhe më pas të keni telefonata të tjera. Kjo do të thotë të përgatisni trurin tuaj për hapat që ju presin, duke bërë një listë të gjërave që duhet të bëni. Dhe atëherë truri juaj do të fillojë të lidhet me mendimet, trupin dhe shpirtin tuaj. Të gjithë ata hapa “të vështirë” që çojnë drejt qëllimit janë po aq të rëndësishëm. Nëse doni të vraponi një maratonë, mos e imagjinoni veten vetëm në vijën e finishit, po vraponi 11 milje dhe po stërviteni, dhe fillon të bjerë shi dhe bateritë në kufjet tuaja muzikore janë të mbaruara. Por ju vazhdoni të vraponi. Sapo të hiqni dorë nga rezistenca ndaj asaj pune, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë”.
#lawofattraction #manifestation #visionboards #fyp #foryou ♬ original sound – Ursula
Pra, filloni me hapa të vegjël, qëllime të vogla që do t’ju çojnë në diçka të madhe. Dhe gjithmonë përsërisni vetes – MUND TA BËJ VËRTETË! /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vendet më të mira për rritjen e fëmijëve

Ja ku ndodhet shtëpia më e shtrenjtë në botë! Ka jetuar në të mbreti, e vjetër 190 vjet, kurse tani pronar është një ukrainas me ndikim

Kush do e paguajë faturën? Që të mos ziheni, ja si të veproni në varësi të rasteve

Vendet më të mira për rritjen e fëmijëve

Tri shenjat që tregojnë se partneri/ja është një tradhtar serialë

Ja ku ndodhet shtëpia më e shtrenjtë në botë! Ka jetuar në të mbreti, e vjetër 190 vjet, kurse tani pronar është një ukrainas me ndikim

Nëse doni ta dini a do t’ju tradhtojë gruaja, shikojani gjoksin

Kush do e paguajë faturën? Që të mos ziheni, ja si të veproni në varësi të rasteve

Ajo që shihni për herë të parë në një foto mund të zbulojë aspekte të fshehura të personalitetit tuaj

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë