Ka gjithmonë një herë të parë. Dhe të shtunën në Shkup, për herë të parë të gjitha formacionet politike shqiptare do të dalin me një deklaratë të përbashkët, ku do të radhisin kërkesat e tyre.
Shpesh të kritikuar për mungesën e një kori të njëjtë sa herë ka zgjedhje në Maqedoni, dy partitë kryesore shqiptare BDI dhe PDSH asnjëherë nuk mundën të kapërcenin ndasitë dhe mëritë personale të lidershipit për t’u bashkuar në një koalicion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Por duket se nga e shtuna kjo do të ndryshojë. Top Channel ka mësuar nga burime të larta diplomatike dhe politike shqiptare se të shtunën në Shkup tre partitë kryesore, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët do të deklarojnë frontin e tyre unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së ardhshme maqedonase.
Nga zgjedhjet e dhjetorit, shqiptarët humbën 9 deputetë nga kandidimi veç e veç. Shumë shqiptarë votuan LSDM-në e qendrës së majtë drejtuar nga Zoran Zaev, e cila kandidoi edhe dy deputetë shqiptarë.
Por nga zgjedhjet rezultoi thuajse vdekja politike e Partisë Demokratike Shqiptare, prej së cilës vetëm ish-kryetari Menduh Thaçi siguroi vendin e deputetit. Si dhe lindën dy parti të tjera, Besa, e cila nxorri 5 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Çelës, ish-kryetari i Bashkisë së Strugës, njeriu përgjegjës për përçarjen e PDSH.
Në ditët e para pas zgjedhjeve u duk se bashkimi i shqiptarëve ishte sërish i pamundur, pasi dy parti, BDI dhe Besa thuajse përjashtonin çdo mundësi kontakti me njëra-tjetrën.
Por përfshirja e Tiranës zyrtare ka qënë thuajse intensive dhe e paprecedentë. Kryeministri Rama dhe minsitri i Jashtëm Bushati u përfshinë personalisht, publikisht dhe prapa kuintave për bashkimin e këtyre elementëve thuajse përjashtues politikë ndaj njëri-tjetrit.
Pas një turi në Tiranë, por edhe në Prishtinë, duket se u arrit e pamendueshmja. Shqiptarët e Maqedonisë të shtunën dalin me deklaratën e përbashkët, ku do të parashtrojnë kushtet për çdo kabinet të mundshëm qeveritar në Shkup.
I pari mandat krijues është Gruevski, por 51 deputetët e tij janë larg shifrës 61 që kërkon Kushtetuta. 10 deputetët e BDI-së do të ishin mjaft, por ndërhyrja e qeverisë së majtë të Tiranës, e cila nuk e ka fshehur afërsinë me të majtin e Zaev, duket se e ka bërë të pamundur një kalkulim të Gruevskit për një aleancë vetëm më partinë e Ali Ahmetit.
Tashmë Gruevski por edhe Zaev duhet të bëjnë llogaritë me grupin e bashkuar të 18 deputetëve shqiptarë. I vetmi që nuk ka konfirmuar as pjesëmarrjen, por akoma as mandatin e tij, është Menduh Thaçi. Por tashmë, kjo nuk ka asnjë rëndësi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Vizoni për një Evropë të lirë e në paqe i ofrohet realitetit kur vendet aspirante e të përkushtuara anëtarësohen në BE
Kovaçevski pas humbjes në zgjedhje: Do të jemi opozitë e përgjegjshme
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend