Një foshnjë shpëtohet nga përmbytjet në Greqi, shikoni skenën emocionuese

Pas zjarreve të mëdha në pyje, Greqia u godit nga një stuhi shkatërruese.
Të paktën 15 persona humbën jetën, shtëpitë u përmbytën dhe infrastruktura u shkatërrua.
Disa mbetën të bllokuar në ndërtesat e përmbytura, përfshirë një foshnjë, e cila u shpëtua nga aksioni i guximshëm i shpëtimtarëve.
Në videon që u bë virale, shpëtimtari depërton në katin përdhes të përmbytur dhe e nxjerr foshnjën nga shtëpia.
Ai më pas ia dorëzon nënës së saj, e cila qan nga lumturia ndërsa mban sërish në krahë fëmijën e saj.
Njësitë e EMAK dhe shërbimet zjarrfikëse vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të shpëtuar njerëzit në zonat e prekura nga përmbytjet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































