LAJMI I FUNDIT:

Një fluturim për t‘u harruar: Të gjitha që u panë dhe u thanë për fluturimin Prishtinë-Bazel (Foto/Video)

Një fluturim për t‘u harruar: Të gjitha që u panë dhe u thanë për fluturimin Prishtinë-Bazel (Foto/Video)

Ishin nisur për në Bazel të Zvicrës, me një aeroplan të një kompania bullgare. Por ky udhëtim i tyre ishte shndërruar në një tmerr të vërtetë.

Dhe tmerri nuk ishte e vetmja gjë që pasagjerët kishin përjetuar. Disa prej tyre edhe kishin marrë lëndime trupore, për të cilat janë dërguar edhe në spital.

Kjo gjë u ka ndodhur disa pasagjerëve të cilët kishin vendosur që ditën e diel të hipnin në një aeroplan në Aeroportin e Prishtinës, për të shkuar në Bazel të Zvicrës.


Tmerri i përjetuar

Disa nga pasagjerët kanë rrëfyer për tmerrin e madh që kanë përjetuar gjatë natës së kaluar, ata kanë thënë se kanë shikuar vdekjen me sy gjatë atyre minutave, dhe se ulja emergjente e aeroplanit për ta është sikur të lindin për herë të dytë.

Në mesin e 121 pasagjerëve ishte edhe edhe Mirjeta Basha-Ramadani nga Komuna e Suharekës, e cila për Telegrafin ka pohuar se gjatë incidentit janë dëgjuar bërtima të mëdha nga burrat, gratë dhe fëmijët.

Turbulencat dëmtojnë aeroplanin Prishtinë-Bazel, lëndohen 10 persona
Lexo po ashtu Turbulencat dëmtojnë aeroplanin Prishtinë-Bazel, lëndohen 10 persona

Ajo ka treguar për Telegrafin, se gjatë fluturimit ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, i cili ka pësuar djegie gjatë këtij incidenti të ndodhur rreth orës 20:00, natën e kaluar.

Pasagjerja nga Suhareka rrëfen tmerrin e përjetuar në fluturimin Prishtinë-Bazel, thotë se burri pësoi djegie - tregon pamje të reja (Video)
Lexo po ashtu Pasagjerja nga Suhareka rrëfen tmerrin e përjetuar në fluturimin Prishtinë-Bazel, thotë se burri pësoi djegie - tregon pamje të reja (Video)

E kujt është përgjegjësia?

Pas incidentit që ka ndodhur, është deklaruar edhe kompania ajrore bullgare (AKL Airlines).

Në një përgjigje elektronike të dhënë nga kjo kompani për Telegrafin, thuhet se gjatë fluturimit aeroplani ka pasur disa turbulenca, dhe se për këtë është lajmëruar kontrolla ajrore, të cilët edhe  kanë dhënë leje për të ndryshuar nivelin e fluturimit.

Ekskluzive: Incidenti gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel, kompania ajrore bullgare tregon në detaje se çfarë kishte ndodhur
Lexo po ashtu Ekskluzive: Incidenti gjatë fluturimit Prishtinë-Bazel, kompania ajrore bullgare tregon në detaje se çfarë kishte ndodhur

AKL Airlines, ka theksuar se ulja e aeroplanit është bërë normalisht pa pasoja për aeroplanin dhe ekuipazhin, dhe se ndihma mjekësorë është kërkuar menjëherë pas uljes dhe se dy udhëtarë janë dërguar për në spital, për shkak se kanë qenë më të lënduar.

Për incidentin e ndodhur gjatë fluturimit të aeroplanit Boeing, ka reaguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës.

Pas incidentit në fluturimin Prishtinë-Bazel, Autoriteti i Aviacionit të Kosovës kërkon raport të detajuar nga kompania bullgare
Lexo po ashtu Pas incidentit në fluturimin Prishtinë-Bazel, Autoriteti i Aviacionit të Kosovës kërkon raport të detajuar nga kompania bullgare

Përmes një njoftimi për media, AAC kanë bërë të ditur se kanë kontaktuar me zyrtarë të kësaj kompanie ajrore dhe se kanë kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ndodhi, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së.

Pamje përbrenda aeroplanit Prishtinë-Bazel, pasagjeri thotë se panë vdekjen me sy (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pamje përbrenda aeroplanit Prishtinë-Bazel, pasagjeri thotë se panë vdekjen me sy (Foto/Video)

Ndërkohë në pamjet e publikuar nga vetë pasagjerët shihen dëmet që janë shkaktuar nga turbulencat. Aty shihen rripat e sigurisë që janë këputur,  dhe mbrojtëset e karrigeve që po ashtu që janë thyer. Gjithashtu dhe gjësendet e ndryshme të udhëtarëve që janë thyer dhe rrëzuar mbi kokat e pasagjerëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori