Rutina të vogla mund të ndikojnë keq në kujdesin e flokëve

Pas larjes së flokëve e përdorni edhe ju peshqirin për tharje të tyre?


Shumica e kanë këtë rutinë, ndërsa floktarët shpesh paralajmërojnë që kjo gjë mund të jetë gabim apo së paku mënyra se si e përdorim atë.

Rachel Valentine ka shpërndarë një video në rrjetin social TikTok ku ka treguar se çfarë po bëjmë gabim, transmeton Telegrafi.

– A i thani flokët në mënyrën e duhur? – ka shtruar pyetjen floktarja dhe ka treguar fërkimin agresiv të tufave të flokëve midis peshqirit. Në vazhdim ka shpjeguar:

- Nëse i lani flokët dhe i thani kështu me peshqir, patjetër duhet të mos e bëni më. Tharja e këtillë me peshqir do të formojë nyja dhe do të bëjë që flokët tuaj të dëmtohen dhe të thyhen – thotë Rachel.

@rachelvalentinehair

Are you towel drying correctly? #haircaretips #healthyhairtips #haircareroutine

Rachel më pas tregoi se si duhet të ndryshoni teknikën tuaj.

- Në vend të kësaj, merrni një peshqir ose leckë mikrofibre ose një bluzë ose përkëdhelni flokët - thuhet në këshillën e floktares. /Telegrafi/