Muajin e kaluar u shënua 20 vjetori i prezencës së vazhdueshme njerëzore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Dhe sipas CNN, përcjell Telegrafi, kërkimi shkencor për të përmirësuar jetën në ISS ka çuar në zhvillime të panumërta në teknologjinë hapësinore, por gjithashtu ka sjellë përfitime edhe për njerëzit në Tokë.
E fundit ndër to është edhe iniciativa e një kompanie që projektoi një sistem të pastrimit të ujit për ISS e që po zhvillon teknologji spin-off me potencialin për të siguruar ujë të pijshëm të pastër në vendet që kanë më shumë nevojë.
Siç shkruan CNN, në ISS, çdo pikë lagështirë deri te urina, duhet të filtrohet dhe të ripërdoret.
Por sistemi aktual është shumë i rëndë, duhet të zëvendësohet çdo 90 ditë dhe nuk arrin të filtrojë disa ndotës, sipas NASA.
Kështu, kompania daneze Aquaporin A/S ka zhvilluar një sistem të ri që përdor proteina të quajtura akuaporina.
“Është në thelb mekanizmi që lejon ujin të kalojë membranën qelizore të qelizave të gjalla”, thotë Peter Holme Jensen, CEO i Aquaporin A/S.
Në natyrë, këto proteina lejojnë që rrënjët e bimëve të thithin ujin nga toka dhe i lënë të dy veshkat e njeriut së bashku të filtrojnë rreth 170 litra lëng në ditë.
Ato janë gjithashtu shumë selektive, duke parandaluar që ndotësit të kalojnë përmes.
Pasi e ka testuar atë në hapësirë, NASA po mendon të zëvendësojë sistemin e saj aktual me Aquaporin, por teknologjia gjithashtu po gjen përdorime gjithnjë e më shumë edhe në shtëpitë e njerëzve.
Kjo do të ishte e rëndësishme sidomos kur dihet se mbi 2 miliardë njerëz në të gjithë botën nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të pastër dhe në vendet e zhvilluara, shumë njerëz nuk kanë besim në sigurinë e ujit të rubinetit.
Veç kësaj, më shumë se gjysma e familjeve në Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar për cilësinë e furnizimit të tyre me ujë, dhe vetëm 55% e evropianëve pinë ujë direkt nga çezma.
Kështu që, siç vlerëson CNN, përcjell Telegrafi, teknologjia e Aquaporin mund të ndihmojë.
Andaj kompania po punon me ndërmarrjet e ujërave të ndotura – përfshirë BIOFOS, ndërmarrja më e madhe shtetërore e ujërave të ndotura në Danimarkë dhe UTB Envirotec në Hungari – për të hequr mikro-ndotësit dhe mikro-plastikat nga ujërat e zeza, duke parandaluar që ato të rrjedhin në det.
Një studim i kryer në BIOFOS tregoi se akuaporinat heqin mbi 95% të mikro-plastikave dhe mikro-ndotësve në ujërat e zeza, duke përdorur shumë më pak energji sesa sistemet tradicionale.
“Ka një potencial të madh”, thotë menaxheri i inovacionit i BIOFOS, Dines Thornberg, i cili drejtoi studimin.
“Unë mendoj se sistemi Aquaporin mund të udhëheqë në krijimin e vërtetë të ujit të pijshëm të pastër. Unë jam me të vërtetë optimist se ne mund të përballojmë sfidat e mungesës së ujit në shumë pjesë të botës me teknologji si kjo”.
Sipas shkrimit të CNN, muajin e kaluar, Aquaporin A/S nisi një sistem filtrimi shtëpiak nën lavaman që punon pa energji elektrike.
Sistemi kushton 650 euro dhe kompania aktualisht po synon tregun evropian. Ai planifikon të zgjerohet në Shtetet e Bashkuara dhe më pas në Indi dhe Kinë në dy vitet e ardhshme.
Ndërsa prodhimi rritet, qëllimi i tij afatgjatë është të ofrojë një produkt të përballueshëm për rajone të ngarkuara nga një gjë e tillë.. “Unë me të vërtetë besoj se ne mund të bëjmë një ndryshim”, thotë Jensen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës – deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës