LAJMI I FUNDIT:

Një familje në Florida u trondit kur pa se një gjarpër kishte përfunduar në sirtarin e çorapeve

Një familje në Florida u trondit kur pa se një gjarpër kishte përfunduar në sirtarin e çorapeve

Një familje nga Florida u tronditë kur pa se një gjarpër kishte përfunduar në sirtarin e çorapeve të ‘varkë-shtëpisë’ së tyre.

Familja tha se ata ishin në varkën e tyre pranë plazhit Riviera kur panë se gjarpri kishte përfunduar në sirtar, transmeton Telegrafi.


Ata supozuan se gjarpri mund të ketë hyrë aty derisa kërkonte strehë nga moti i ashpër.

Një mik i tyre i cili u thirr për ta kapur gjarprin përfundoi me një pickim në dorë, por lëndimi nuk ishte serioz dhe gjarpërinjtë e miut lindor nuk janë helmues.

Zvarraniku u kthye më pas në habitatin e tij natyral. /Telegrafi/