Një dron rus godet oxhakun e termocentralit në Estoni

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Estonisë tha se një dron i lëshuar nga Rusia goditi oxhakun e një termocentrali në Estoninë verilindore.
Një dron i lëshuar nga Rusia goditi një oxhak të një termocentrali në Estoni, tha të mërkurën në mëngjes shërbimi i sigurisë së brendshme të vendit, transmeton Telegrafi.
"Një dron goditi oxhakun e termocentralit Auvere. Askush nuk u lëndua në incident", tha shërbimi, i njohur si ISS, në një deklaratë, duke shtuar se "droni hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga hapësira ajrore ruse".
Termocentrali Auvere ndodhet në Estoninë verilindore, afër kufirit rus.
Kjo nuk është hera e parë që dronët rusë shkelin hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































