Trajneri i njohur i dispilinës 'crossfit' në Kosovë, Egzon Shkololli, mundohet vazhdimisht që të motivojë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Përveç videove me ushtrime të përditshme që publikon, Egzoni mundohet që vazhdimisht t'i motivojë klientët dhe sport-dashësit edhe me thënie motivuese.


Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, përmes së cilës iu ka dhënë motiv ndjekësve të tij - në veçanti personave që mund të mos jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

Ai e nis mesazhin duke thënë që pavarësisht gjithçkaje, nuk duhet dorëzuar kurrë në jetë - edhe nëse shoqëria apo rrethi juaj ju ka braktisur.

"Një ditë, të gjitha netët e vona pa gjumë do të paguhen. Mos u dorëzo", thotë mes të tjerash trajneri i njohur nga Peja. /Telegrafi/