Një ditë pasi Jay-Z hapi llogarinë e tij të verifikuar në Instagram, ai e fshiu atë përsëri.

Reperi, sipërmarrësi dhe producenti është i njohur për faktin se nuk është aktiv në rrjetet sociale, ndaj pati pak emocione kur ai u shfaq në Instagram këtë javë.


Jay-Z fillimisht i qëndroi besnik qasjes së tij minimaliste me një foto të vetme të publikuar.

GettyImages 1337006288 e1631140810897 Foto: Getty Images

Reperi bëri postimin e parë të një poster të ri për filmin e tij “The Harder They Fall”, i cili debuton në Netflix të mërkurën.

Ai është producent në këtë projekt, ku luajnë Jonathan Majors, Idris Elba dhe Regina King, shkruan CNN.

jay3 1

Pas grumbullimit të gati dy milionë ndjekësve dhe ndjekjes së një personi – gruas së tij Beyonce, llogaria duket se është fshirë dhe nuk figuron më.

Jay-Z përmes një status në llogarinë e tij në Twitter, më parë kishte bëri një shaka për praninë e tij në rrjetet sociale.

beyonce 251722924 211793267732389 3504982727980048708 n Foto: Beyonce/Instagram

“Në emocionin tim, nuk arrita të vlerësoja dhe të pranoja JAZ-O, ai ishte heroi i vendlindjes që e bëri ëndrrën të prekshme. Faleminderit njeri i mirë... ok, më lër ta humbas këtë fjalëkalim edhe për një vit apo më shumë. Faleminderit të gjithëve përsëri, jashtëzakonisht të përulur nga dashuria juaj", kishte shkruar Jay-Z.

Nuk dihet nëse reperi do të rikthehet në Instagram, por llogaria e tij aktualisht figuron e mbyllur. /Telegrafi/