Një ditë para votimit të ushtrisë, Thaçi inspekton FSK-në

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi një ditë para votimit në Kuvend për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës do të inspektojë trupat e FSK-së.
Thaçi do të jetë sot i pranishëm në kazermën "Adem Jashari" në ora 15:00.
"Në orën 15:00, në kazermën 'Adem Jashari' në Prishtinë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, inspekton trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës", thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndryshe, të premten në ora 10:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të miratojnë tri projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Nga
Telegrafi
13/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































