LAJMI I FUNDIT:

Një dekadë punime në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, qytetarët të mllefosur

Një dekadë punime në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, qytetarët të mllefosur

Punimet e stërzgjatura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë kanë frustruar qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë.

Ndërprerja e punimeve po sjell kolona të gjata dhe aksidente.

Halit Rexha thotë se nuk e mban në mend kur kanë filluar punët në këtë aks rrugor.


“Edhe ne banorët kemi harruar kur kanë filluar punimet në këtë rrugë. Duhet të presim 20 minuta për t’u kthyer në këtë vend”, shprehet qytetari Halit Rexha për RTV Dukagjinin.

Edhe Sefedin Maksuti thotë se mundimet për të udhëtuar në këtë rrugë janë të mëdha.

“Vazhdimisht ka kolonë të madhe në këtë rrugë. Edhe për të dalë nga kjo edhe për t’u kyçur në këtë rrugë ka kolonë të madhe”, shprehet qytetari tjetër.

Në komunën  e Mitrovicës thonë se nuk kanë pasur qasje asnjëherë në projekt dhe se kjo është punë e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Mungesa e kësaj rruge po shkakton mjaft dëme si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Ne e kemi pasur pothuajse të pamundur të marrim informata dhe as nuk kemi pasur qasje në projektin final.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të përfundojë projekti.

Segmenti Gojbulë-Smrekonicë është i vetmi që ka përfunduar nga ky projekt në dhjetor të vitit 2020.

Ministri Liburn Aliu ka paralajmëruar krijimin e komiteteve të auditimit edhe për magjistralen Prishtinë-Podujevë shkaku i problemeve që janë hasur në projekte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori