Një çiklist i shpërndarjes së ushqimit u pa duke pedaluar në autostradën M4 të Britanisë së Madhe, gjatë orës së ngarkuar të trafikut.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet u kapën nga një kalimtar mbi një urë që shihte mbi autostradë.


Siç theksohet më tej, çiklisti përpiqej të mbante ritmin me makinat që shpejtonin në të dy anët e rrugës, duke zënë një tërë korsi.

Një makinë policie me sirenë u afrua për ta ndaluar.

Më pas, çiklisti u ndalua dhe u rrethua nga disa oficerë policie në anë të rrugës. /Telegrafi/