Me një ceremoni madhështore sot me datën 31 tetor u bë hapja e panairit më të madh të librit në Emiratet e Bashkuara Arabe, e njëkohësisht një prej panaireve më të mëdha në botë “Sharjah International Book Fair”.

Inagurimin e edicionit të 37-të të Panairit Ndërkombëtar të Librit Sharjah (SIBF) e bëri Lartmadhëria e tij Dr Sheikh Sulltan bin Mohammed Al Qasimi, Anëtar i Këshillit të Lartë dhe Sundimtar i Sharjahut.


3 2 1

Gjatë fjalimit të mbajtur ai u shpreh: “Gati për katër dekada kemi pasur pjesëmarrës të vendeve të ndryshme, kulturave, religjioneve dhe gjuhëve të ndryshme por më e rëndësishmja është se të gjithëve na bashkon dashuria për literaturën”.

10 29

Ceremonia e hapjes u ndoq edhe nga një numër i madh i sheikëve, ministrave, personalitete të shquara, si dhe një numër i madh i botuesve, intelektualëve dhe përfaqësuesve të medias nga pothuajse e gjithë bota.

Pikërisht sot në ditën e hapjes të Panairit Ndërkombëtar të Librit Sharjah (SIBF), më shumë se 1.6 milion tituj u ekspozuan nga 1,874 shtëpi botuese dhe nga 77 vende të ndryshme.

unnamed 2 27

Ky panair gjigant do të zhvillojë 1.800 ngjarje kulturore, argëtuese dhe artistike dhe gjithashtu do të mirëpresë mbi 472 mysafirë nga e gjithë bota.

I organizuar nga Autoriteti i Librit në Sharjah, nën temën”Tregim shkronjash” ose 'Tale of Letters', panairi do të zhvillohet nga 31 tetori deri më 10 nëntor 2018 në Expo Centre Sharjah. /Telegrafi/

37