LAJMI I FUNDIT:

Një burrë u gjet në rrotën e aeroplanit që fluturoi nga Johanesburg në Amsterdam, udhëtim që zgjati rreth 11 orë

Një burrë u gjet në rrotën e aeroplanit që fluturoi nga Johanesburg në Amsterdam, udhëtim që zgjati rreth 11 orë

Policia holandeze thotë se ka gjetur të gjallë një person në pjesën e rrotave të një aeroplani që u ul në aeroportin Schiphol të Amsterdamit dhe po vinte nga Afrika e Jugut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimet nga Johanesburg në Amsterdam zgjasin rreth 11 orë, me aeroplanin e ngarkesave që besohet se ka bërë një ndalesë, në Nairobi, Kenia.

Kështu, është shumë e pazakontë që turistët në fluturime të gjata të mbijetojnë, për shkak të të ftohtit dhe oksigjenit të ulët në lartësi të mëdha.


Megjithatë, mosha dhe kombësia e burrit nuk janë përcaktuar ende, thotë policia.

“Burri u gjet i gjallë në pjesën e rrotës së hundës së avionit dhe u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Policisë Ushtarake Mbretërore Holandeze, Joanna Helmonds për agjencinë e lajmeve AFP.

“Është mjaft e habitshme që burri është ende gjallë”, tha ajo.

Një zëdhënës i transportuesit të mallrave Cargolux konfirmoi në një email për Reuters se personi në fjalë kishte qenë në një fluturim të operuar nga Cargolux Italia.

Sipas të dhënave të fluturimit, i vetmi fluturim i mallrave Cargolux nga Johannesburg në Schiphol të dielën gjithashtu bëri një ndalesë në Nairobi. Nuk dihet nëse burri hipi në aeroplan në Afrikën e Jugut apo Kenia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut

Shpërthime dhe të shtëna - pamje të risjella të ‘atentateve ndaj krerëve të lartë rusë’ që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Shpërthime dhe të shtëna - pamje të risjella të ‘atentateve ndaj krerëve të lartë rusë’ që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Kisha përpara vendimit më të rëndësishëm në histori - betejë për identitet dhe të ardhme

Kisha përpara vendimit më të rëndësishëm në histori - betejë për identitet dhe të ardhme

Bota në prag të një lufte të re

Bota në prag të një lufte të re

Pas shpërthimit të fuqishëm në njërën prej fabrikave më të mëdha të armëve të Putinit, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në rajonin rus

Pas shpërthimit të fuqishëm në njërën prej fabrikave më të mëdha të armëve të Putinit, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në rajonin rus

Kalo në kategori