Një burrë 62-vjeç nga Gjermania, përkundër këshillave mjekësore – është vaksinuar 217 herë kundër COVID-19, shkruan BBC.

Ky rast bizar është dokumentuar në revistën The Lancet Infectious Diseases, transmeton Telegrafi.


Vaksinat janë blerë dhe i janë injektuar privatisht brenda 29 muajve.

Burri duket se nuk ka patur ndonjë efekt, thuhet nga hulumtuesit e Universitetit të Erlangen-Nurembergut.

“Për këtë rast mësuam përmes një artikulli në gazetë”, tha Dr. Kilian Schober nga departamenti i mikrobiologjisë në universitetin gjerman. /Telegrafi/