eksperti-banner

Dwight Turner (50) nga Florida pagoi 150 dollarë për të krijuar "kontakt të ngushtë" me një leopard të zi.

Sidoqoftë, takimi me kafshën e egër nuk shkoi sipas planit, pasi që ajo e sulmoi dhe gjymtoi dhe u detyrua t’i nënshtrohej dy operacioneve, shkruan CNN.


Turner dhe pronari i leopardit, Michael Poggi (54) ranë dakord që 50-vjeçari të vinte në fermën e tij dhe të luante me leopardin, t'i ledhatonte barkun dhe të bënte fotografi me të.

Dwight

Pasi Poggi hapi kafazin, Turner hyri dhe u ul në stol. Leopardi filloi të gjëmonte dhe më pas e sulmoi Turnerin dhe e kafshoi atë në kokë dhe vesh.

Dwight Turner pësoi dëmtime në pjesën e djathtë të kokës dhe veshit. Poggi pranoi para hetuesve se e dinte që kishte vepruar në kundërshtim me ligjin. /Telegrafi/

201031122717 02 florida man leopard mauled trnd exlarge 169