LAJMI I FUNDIT:

Një burrë mbytet në liqen para syve të tre policëve në Arizona, refuzuan të futen në ujë për ta shpëtuar: Mendon se për ty do të hidhem në ujë

Një burrë mbytet në liqen para syve të tre policëve në Arizona, refuzuan të futen në ujë për ta shpëtuar: Mendon se për ty do të hidhem në ujë

Tre zyrtarë policorë në Tempe të Arizonës janë pezulluar përkohësisht nga puna derisa në përfundimin e hetimeve lidhur me vdekjen e një të pastrehu, i cili u mbyt në ujë derisa kërkonte ndihmë nga ata – ku policët zyrtarë nuk reaguan fare për ta parandaluar më të keqen.

Pamjet e reja të kapura nga kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë, shfaqin Sean Bickings, 34-vjeç i cili hidhet në liqenin Tempe Town në Arizona gjatë 28 majit, pasi ishte raportuar nga gruaja e tij për shqetësim, transmeton Telegrafi.

Bickings shihet duke u futur në ujë me të mbërritur policia në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për dhunë në familje – gjë që fillimisht ishte mohuar nga viktima.


E derisa kontrollonin në databazë nëse dyshja kanë ndonjë të kaluar kriminale apo është lëshuar urdhërarrest, Bickings ngjitet mbi rrethojën e urës dhe pa u menduar dy herë niset drejt ujit.

Ai dëgjohet duke thënë se po “shkon të notoj dhe pyet nëse është i lirë ta bëjë këtë”.

Policët i thonë 34-vjeçarit se nuk i lejohet të futet në liqen – derisa qëndronin në anën tjetër të rrethojës e ai futej në ujë.

Viktima shihet duke notuar e policët pyesnin njëri-tjetrin se sa mendojnë do të shkojë larg duke notuar.

E pamjet e kamerave të vendosura në uniformat e tyre, janë edituar për shkak të pamjeve të rënda ku Bicking mbytet në ujë.

Megjithatë është publikuar transkripti ku Bickings kërkon ndihmë nga zyrtarët policorë.

Bickings: Po mbytem

Polici: Kthehu këtu

Bickings: Nuk munden, nuk po mund

Polici tjetër: Nuk do të hidhem në ujë për ty

Bickings: Ju lutem më ndihmoni, ju lutem. Nuk mund të prekë. Oh Zot, ju lutem më ndihmoni.

Madje edhe gruaja e viktimës që ishte në vendin e ngjarjes i kishte kërkuar policëve të intervenojnë: “jam e tmerruar sepse ai po mbytet para syve tuaj dhe ju nuk dëshironi ta ndihmoni”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori