Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni, pa dyshim është ‘pyka’, apo sulmuesi qendror më i mirë në elitën e futbollit kosovar në këtë fillim sezoni.
Me nëntë gola dhe një asistim, ai po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij, duke filluar të lëjë gjurmë në futbollin e Kosovës.
Hyseni ka luajtur si huazim te Malisheva dhe Feronikeli 74, para se të kthehej te Llapi, ku sot është lojtar kryesor.
Në një intervistë për Telegrafin, ai ka folur për periudhën te Feronikeli, sezonin aktual me golat e tij dhe të ardhmen.
Ai u ndal te periudha e Feronikelin 74, ku thotë se ai vit e ka ndihmuar shumë në karrierën e tij, gjë që po e shfaq edhe te Llapi, ku shton se pa ndihmën e bashkëlojtarëve nuk do të mund të arrinte shifrat që ka sot.
“Kjo periudhë më ka shërbyer si investimi më i mirë në karrierë, për tu rikthyer si lojtar më i pjekur tek Llapi dhe me duhet të përmend patjetër kohen time të arte tek Feronikeli ku nën urdhëratë e trajnerit te nderuar Granit Begolli unë arrita të nxjerr në pah cilësitë e mia dhe të ndihmoj klubin drejt arritjes se objektivit kryesor – rikthimit në Superligë”.
“Vetëbesimin dhe përvojën e marr tek Feronikeli si dhe faktin që jam rikthyer në shtëpi me klubin që përjetova momente të arta në moshë relativisht të re, ishin motivi shtese për të vazhduar me formën e mirë. Gjithsesi, forma aktuale mi ka kaluar pritshmeritë sepse duke ditur që cilësia në Superligë është e lartë, nuk është e lehte të realizosh statistika të tilla e që nuk do te ishte e mundshme aspak pa ndihmën e shokëve të skuadrës apo grupit tejet kompakt që menaxhmenti i klubit e ka krijuar. Mbase me pak fat kisha shënuar dhe gola të tjerë, por ajo që ka rendësi është që ta ndihmoj skuadrën, ndërsa arritjet individuale gjithmonë i kam pasur në rend të dytë, pasi i pari është objektivi i ekipit”, ka thënë Hyseni për Telegrafin.
Hyseni edhe pse i prin bindshëm listës së golashënuesve, ai thotë se nuk i ka vënë vetit ndonjë qëllim se sa gola do të arrijë, por premton se nuk do të ndalet.
“Secilën ndeshje qëllimin e kam të njëjtë, të ndihmojë ekipin me gola dhe asiste për të siguruar pikët maksimale, sepse Llapi synon lartë dhe provojmë të fitojmë secilën ndeshje. Pastaj me ndihmën e Zotit besoj se forma ime do të vazhdoj të ngritet dhe golat nuk do të mungojnë, pa dashur t’i vë vetes objektiv në numër të golave të shënuar deri në fund të kampionatit. Shpresoj të shënoj sa me shumë dhe këto gola ta kenë vlerën e tyre për Llapin. Ka edhe shumë ndeshje për tu luajtur, por me formën aktuale besoj se mund ta justifikoj epitetin e golashënuesit më të mirë edhe në vazhdim, uroj dhe në përfundimin e sezonit”, nënvizoi 22 vjeçari.
Tutje ai foli për objektivat e Llapit, duke nënvizuar se llapjanasit synojnë shumë lartë dhe duan trofe këtë sezon.
“Forca e Llapit është në shpirtin luftarak të grupit, përplot harmoni dhe me angazhim për të fituar diçka të rëndësishme këtë sezon. Të mirat dhe të këqijat i përjetojmë bashkë, kështu që nuk kam dyshim se duke vijuar me ndeshjen e radhës Llapi do të rikthej formqn e para disa jave. Ekipi ynë lufton për trofetë kryesorë të kampionatit dhe është detyrë e secilit prej nesh si lojtar ta ndihmojmë klubin në përmbushjen e objektivave në fjalë”, deklaroi bomberi i Llapit.
Më një formë të tillë, me golat, driblimet, shpejtësinë dhe gjakftohtësinë që ka, ku edhe mosha e re ia jep një ndihmë të madhe, padyshim se Hyseni do të jetë në qendër edhe të afateve kalimtare, pasi që kërkesat për shërbimet e tij kanë filluar nga klubet jashtë kufinjëve të Kosovës. Lojtari thotë se ka kontratë afatgjate me Llapin dhe se në koordinim me trajnerin Tahir Batatina dhe drejtorin Mentor Zhdrella, do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të ardhmen.
“Unë kam kontratë afatgjate me Llapin, por klubi siç ka vepruar edhe me shokët e mi te tjerë në të kaluarën e afërt, ku është treguar bashkëpunues kur është në pyetje promovimi dhe krijimi i mundësive në plasimin e lojtarëve në tregun ndërkombëtar, do të tregohet edhe me mua”.
“Me besimin se do ta ndihmoj ekipin në realizimin e objektivave të këtij sezoni, dhe në koordinim të plotë me kryetrajnerin Tahir Batatina, drejtorin sportiv Mentor Zhdrella dhe përfaqësuesit e mi, do të provojmë të bëjmë më të mirën për klubin dhe karrierën time”.
“Pse jo dhe kalimin në kampionat tjetër të rëndësishëm evropian, gjithnjë pa dashur të përmend emra e klubeve apo kampionateve sepse është ende herët për të veçuar një apo tjetër destinacion të mundshëm të radhës”, përfundoi Hyseni.
Sulmuesi me golat e tij e ka ndihmuar Llapin, duke t’i tubojë 22 pikë dhe të jetë në vendin e tretë në renditje, pasi ka shënuar pothuajse gjysmën e golave të skuadrës së tij këtë sezon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë