Një bombë e pashpërthyer amerikane nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ishte ‘varrosur’ në një aeroport japonez, shpërtheu të mërkurën, duke shkaktuar një krater të madh në një rrugë lidhëse dhe anulimin e më shumë se 80 fluturimeve, thanë zyrtarët japonezë.
Askush nuk u lëndua dhe nuk kishte asnjë aeroplan aty pranë kur bomba shpërtheu në aeroportin Miyazaki në Japoni, thanë zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Tokës, transmeton Telegrafi.
Një hetim nga Forcat e Vetëmbrojtjes dhe policia, konfirmoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë amerikane 225 kilogramëshe dhe nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm. Zyrtarët po përcaktonin se çfarë e shkaktoi shpërthimin e papritur të saj.
World War II bomb explodes on a taxiway at Miyazaki Airport in southwestern Japan forcing the closure of its runway.
The transport ministry said its officials found a hole with a diameter of 7 meters and a depth of 1 meter on the taxiway after an explosion was heard around 8 a.m… pic.twitter.com/eFYXPx2ri7
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) October 2, 2024
Një video e regjistruar nga një shkollë aviacioni aty pranë, tregoi shpërthimin duke nxjerrë copa asfalti në ajër si një shatërvan. Videot e transmetuara në televizionin japonez treguan një krater në rrugë lidhëse, që thuhet se ishte rreth 7 metra në diametër dhe 1 metër të thellë.
Sekretari i kabinetit Yoshimasa Hayashi, tha se më shumë se 80 fluturime ishin anuluar në aeroport që nga mesdita e së mërkurës.
Aeroporti tha se dëmtimi i rrugës lidhëse u riparua gjatë natës dhe fluturimet rifilluan të enjten në mëngjes.
🌐 Breaking News: Explosion at Miyazaki Airport? ✈️💥
This morning, an explosion was reportedly captured on the information camera at Miyazaki Airport at 7:58 AM, sending plumes of dust into the air.
The airport office has confirmed that a sinkhole was found on the taxiway… pic.twitter.com/LPwA0VKsPp
— Currently JAPAN (@Currently_JAPAN) October 2, 2024
Aeroporti Miyazaki u ndërtua në vitin 1943 si një ish-qendër trajnimi fluturimi të marinës perandorake japoneze, nga e cila disa pilotë u ngritën në misione sulmi vetëvrasës.
Një numër bombash të pashpërthyera të hedhura nga ushtria amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në zonë, thanë zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.
Qindra tonelata bomba të pashpërthyera nga lufta mbeten të ‘varrosura’ rreth Japonisë dhe ndonjëherë zbulohen në kantieret e ndërtimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

Skandal i ri në administratën Trump: Hegseth e mori gruan në takime me ushtarakë të huaj

Një limuzinë shpërthen në qendër të Moskës - besohet të jetë e Putinit

Një grua u shpëtua nga rrënojat pas 30 orësh - tërmeti ka marrë jetën e mbi 1600 personave në Mianmar

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Tërmeti tronditi edhe Tajlandën, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata