Një bandë arrestohet për vjedhjen e 1,100 karrigeve të restoranteve në Spanjë

Policia spanjolle ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për vjedhjen e më shumë se 1,110 karrigeve nga restorantet dhe baret në Madrid, dhe një komunë tjetër aty pranë në vetëm dy muaj.
Banda kriminale prej gjashtë burrash dhe një gruaje punoi natën për të vjedhur karriget që ishin grumbulluar në zonat e ulëseve jashtë ndërsa lokalet ishin të mbyllura, sipas policisë spanjolle, transmeton Telegrafi.
Të paktën 18 lokale të ndryshme u vunë në shënjestër në Madrid dhe Talavera de la Reina, një qytet më i vogël në jugperëndim të kryeqytetit, në gusht dhe shtator.
Kostoja e vlerësuar e karrigeve të vjedhura ishte rreth 60,000 euro, thanë autoritetet.
Të dyshuarit, të cilët përballen me akuza për vjedhje dhe përkatësi në një organizatë kriminale, i rishitën karriget jo vetëm në Spanjë, por edhe në Marok dhe Rumani, sipas policisë.
Hetimi filloi kur policia mori disa ankesa nga pronarët e restoranteve që kishin mbetur me më pak karrige, sesa kishin lënë të grumbulluara natën e kaluar, raportuan mediat lokale.
Në Spanjë, shumë restorante dhe bare lënë tavolina dhe karrige, të cilat zakonisht janë bërë prej metali ose plastike të fortë, jashtë gjatë natës. Karriget normalisht mbahen në pirgje dhe të lidhura me zinxhirë.



















































