Një aplikacion i mundshëm TikTok Music mund të sfidojë Spotify dhe Apple Music

Duke konsideruar se sa i ndërthurur është zbulimi i muzikës me TikTok, nuk do të ishte aspak befasi nëse kompania në fjalë e lanson një aplikacion të vet të muzikës.
Dhe dosjet e patentave të zbuluara sugjerojnë se TikTok në fakt veçse janë duke punuar në këtë drejtim, raporton The Verge.
Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, ka paraqitur një aplikim për “TikTok Music” në Zyrën e Patentave dhe Markave në SHBA gjatë muajit maj.
Sipas aplikimit, shërbimi do t’u mundësonte përdoruesve që të blejnë, lëshojnë, shpërndajnë dhe shkarkojnë muzikë.
Gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit që të krijojnë, shpërndajnë dhe rekomandojnë lista të muzikës, të komentojnë mbi muzikën, dhe gjithashtu të bëjnë transmetim të drejtpërdrejtë të audiove dhe videove.
ByteDance veçse kishte aplikuar për patentën e markës “TikTok Music” në Australi nëntorin e vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.
ByteDance në fakt ka përvojë me transmetim të muzikës. Në vitin 2020, kjo kompani kishte lansuar një aplikacion të transmetimit të muzikës me emrin “Resso”, në Indi, Brazil dhe Indonezi.
Resso ka disa nga veçoritë që janë përshkruar në aplikimin e “TikTok Music”, si ajo e krijimit të listave të muzikës, shpërndarja e këngëve në rrjetet sociale, dhe ndërveprimi me komunitetin brenda aplikacionit.
Në fakt, ByteDance e përdor TikTok-un që t’i sjellë përdoruesit e aplikacionit tek Resso.
Sipas një raporti, aplikacioni TikTok në Brazil ka një buton i cili i dërgon përdoruesit tek Resso në mënyrë që ata të dëgjojnë versionin e plotë të këngës që atyre u pëlqen, një lëvizje kjo e cila u ndihmon atyre që të mbajnë përdoruesit e tyre brenda ekosistemit ByteDance. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Grok 3 i xAI është i disponueshëm falas për të gjithë ‘për një kohë të shkurtër’ – thotë Elon Musk

Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën – zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet
Roboti i ri i Tesla-s mund edhe të gatuajë vezë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij