LAJMI I FUNDIT:

Një antibiotik i harruar prej kohësh mund të jetë shpëtimi ynë: Kërkimi shkencor që rikthen shpresën

Një antibiotik i harruar prej kohësh mund të jetë shpëtimi ynë: Kërkimi shkencor që rikthen shpresën

Në vitet ’40 të shekullit të kaluar, u zbulua një ilaç i quajtur Streptothricin që u tregua premtues në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret gram-negative

Këta mikroorganizma, ndryshe nga bakteret gram-pozitive, nuk kanë një mur të jashtëm të fortë mbi të cilin veprojnë shumica e antibiotikëve.


Gjetja e zgjidhjeve të reja ishte një sfidë e madhe për industrinë farmaceutike. Në vitin 2017, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një listë të patogjenëve më të rrezikshëm që kanë zhvilluar rezistencë ndaj ilaçeve dhe shumica e tyre ishin baktere gram-negative.

Megjithatë, pavarësisht nga potenciali i saj premtues, Streptothricina fillimisht u refuzua sepse u konsiderua shumë toksike për veshkat e njeriut gjatë provave të hershme. Më vonë ajo ra në harresë në literaturën shkencore, transmeton Telegrafi.

Kohët e fundit, Dr. James Kirby nga Harvard dhe ekipi i tij rihetuan këtë antibiotik të harruar. Ata studiuan vetitë e tij dhe e paraqitën atë me një emër të ri – Nourseothricin, transmeton Telegrafi.

Me shfaqjen e patogjenëve që kanë zhvilluar rezistencë ndaj shumë barnave, për të cilat ka shumë pak ose aspak antibiotikë në dispozicion, tani është koha për të rihetuar dhe shqyrtuar potencialin e asaj që kemi hedhur poshtë më parë”, tha Kirby për ScienceAlert.

Pse antibiotiku ndonjëherë funksionon ngadalë, kështu që ju duhet të pini për një kohë më të gjatë?
Lexo po ashtu Pse antibiotiku ndonjëherë funksionon ngadalë, kështu që ju duhet të pini për një kohë më të gjatë?

Nourseothricina prodhohet natyrshëm nga bakteret gram-pozitive që gjenden në tokë. Në thelb, ky ilaç është një përzierje e antibiotikëve të ndryshëm, disa prej të cilëve quhen Streptothricin F dhe Streptothricin D (SD).

Edhe pse Nourseothricin dhe SD kanë treguar efekte toksike në qelizat e veshkave në kushte laboratorike, Kirby dhe kolegët e tij tani kanë gjetur se ky nuk është rasti me Streptothricin F. Ky përbërës ende vret efektivisht bakteret gram-negative që kanë zhvilluar rezistencë ndaj ilaçeve, por e bën këtë në përqendrime që nuk janë të dëmshme për qelizat e njeriut.

Sa më shumë që i pimë antibiotikët, aq më pak na ndihmojnë
Lexo po ashtu Sa më shumë që i pimë antibiotikët, aq më pak na ndihmojnë

Studimi është publikuar në PLOS Biology. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori