Të paktën tetë njerëz u vranë pasi një anije që bartte më shumë se 30 migrantë u përmbys afër një porti të vogël në ishullin Lanzarote, i cili i përket Ishujve Kanarie.

Është një nga 17 anijet që u kapën në ujërat e Ishujve Kanarie në 24 orët e fundit, raporton AP.


Videot tregojnë ekipet e shpëtimit dhe qytetarët duke tërhequr të rinj me bluza nga uji në errësirë dhe duke shpëtuar migrantë të tjerë që ishin ulur në shkëmbinj, transmeton Telegrafi.

14770919955fbe786928330918293111 v4 big

Rreth 450 njerëz u shpëtuan nga anijet e tjera, por një më vonë vdiq. Shërbimet e urgjencës thanë se tetë trupa ishin gjetur dhe 28 njerëz ishin shpëtuar. Ata thanë se kërkimi për një person, i cili besohet të jetë zhdukur, vazhdon.

Reuters njoftoi se anija me 35 migrantë nga Magrebi u përmbys ndërsa po shkonte drejt Ishujve Kanarie.

Numri i migrantëve që arritën në Ishujt Kanarie këtë vit arriti në 17 mijë, i cili është edhe dhjetë herë më shumë se i gjithë viti i kaluar, pasi banorët e Afrikës së Veriut humbën të ardhurat e tyre nga turizmi, sepse ata ishin prekur fuqimisht nga pandemia e koronavirusit.

Qeveria Spanjolle premtoi të premten se do të merrte pjesë në ndërtimin e një strehe për migrantët, ndërsa autoritetet lokale bënë thirrje për ndihmë për të akomoduar disa mijëra njerëz që flenë jashtë. /Telegrafi/