Një 29 vjeçar nga Kosova, gjendet i vdekur në qelinë e tij në një burg në Britani

Një shqiptar nga Kosova është gjendur i vdekur në një burg në Belmarsh të Britanisë.Liridon Saliuka, 29 vjeçar, për më shumë se 20 vite jetonte me familje në Londër. Ai është gjendur i vdekur me dy janar në qelinë e tij, në burgun e sigurisë së lartë në Belmarsh.Autoritetet britanike e kanë konsideruar si vetëvrasje, por familja e tij vë në dyshime vonesën e rezultateve të obduksionit, dhe nuk pajtohen me to.
Saliuka, jetonte në qytetin Harrow në veri-perëndim të Londrës, dhe ishte në paraburgim që nga vera e kaluar kur u arrestua dhe u akuzua për vrasje në një klub në lindje të Londrës. Ai e kishte mohuar se ishte përfshirë në atë rast.

Në Belmarsh, tha ajo, fillimisht u fut në një qeli të veçantë me një dyshek ortopedik, por kohët e fundit ishte transferuar në një qeli standarde.
Më tej ajo i ka thënë prestigjiozes, The Guardian se autopsia e tij nuk ishte kryer ende në mënyrë që familja ta shikonte trupin.Ndërkaq, Selen Cavcav, punonjës një organizatë që mbështet të afërmit në gjykatat tha se "Vdekja e Liridonit është shqetësuese. Familjes së tij duhet t'i lejohet të marrë pjesë në mënyrë në proceset e hetimit dhe të vërtetojë të vërtetën në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij".Lidhur me vrasjen e Liridon Salikuka, është folur edhe në Parlamentin britanik./Telegrafi/





















































