LAJMI I FUNDIT:

Një 19-vjeçar u qëllua për vdekje pasi nuk pranonte të dorëzohej – policia amerikane publikon pamjet

Një 19-vjeçar u qëllua për vdekje pasi nuk pranonte të dorëzohej – policia amerikane publikon pamjet

Pamjet filmike të kamerës së trupit të policisë tashmë janë publikuar dhe tregojnë një oficer të Los Angelosit duke qëlluar për vdekje një adoleshent që kishte në dorë një pushkë.

Luis Herrera, 19 vjeç, u qëllua për vdekje pasi thirri vazhdimisht për ndihmë policinë, duke pretenduar se babai i dehur po e rrihte nënën dhe atë.

Kur ata iu afruan rezidencës, Herrera, i veshur me të zeza, doli nga dera e përparme duke mbajtur “atë që dukej të ishte një pushkë e zezë”, njoftoi Departamenti i Policisë në Los Angelos.


Në videon e sapo publikuar të kamerës së trupit, një oficer dëgjohet duke i bërtitur Herrerës, “Hej! Hej! Hej! Lëre atë!”.

Por Herrera refuzon të zbatojë urdhrat e oficerit për të hedhur pushkën, duke i bërë policët të zënë një pozicion në qoshe, raporton nypost.

“Herrera e vuri pushkën mbi supe dhe e drejtoi nga oficerët, duke rezultuar në shtënë drejt oficerit”, thuhej në njoftim.

Herrera më pas u godit nga një breshëri armësh dhe ra, por vazhdoi të mbante pushkën ndërsa përpëlitej në tokë në oborrin e përparmë, ndërsa prindërit e shikonin nga shtëpia.

Një hetim i mëvonshëm ka zbuluar se nuk kishte prova të dhunës në familje mes prindërve të Herrera, ndryshe nga sa kishte thënë 19-vjeçari në telefonatat.

Ndryshe. Divizioni i Hetimit të Forcave të LAPD po heton për të shtënat fatale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Kalo në kategori