LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Një 14-vjeçar është sulmuar te Kroi i Vitakut – kriminelët do të japin përgjegjësi

Sveçla: Një 14-vjeçar është sulmuar te Kroi i Vitakut – kriminelët do të japin përgjegjësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një rast sulmi fizik ndaj një 14-vjeçari në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.

Sveçla në një konference për media e ka cilësuar rastin si të rëndë, derisa ka thënë se policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e kriminelëve.

“Rreth orës 14:00 një banor i lagjes Kroi i Vitakut është sulmuar nga grupet kriminale derisa po shkonte në lagjen ku banon. Fëmija ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”.


Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht për zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale.

“Kam porosi për të gjithë ata kriminelë që e kryen këtë vepër. Ne do të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e nevojshme të Policisë së Kosovës që ata të identifikohen dhe të sillen para organeve të drejtësisë në mënyrë që të japin përgjegjësi për këto akte kriminale”, ka deklaruar tutje Sveçla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori