LAJMI I FUNDIT:

Nissan tregon disa elemente të modelit Sentra që prezantohet këto ditë (Foto)

Nissan tregon disa elemente të modelit Sentra që prezantohet këto ditë (Foto)

Sistemin e aerodinamikës, do ta ketë të ngjashëm me modelin GT-R

Gjatë zhvillimeve të Shanghai Auto Show, tashmë është prezantuar një Volkswagen SUV tërësisht i ri si dhe Aston Martin Rapide E, transmeton Telegrafi.

Ky Aktivitet do të shfrytëzohet edhe nga prodhuesi japonez, për ta prezantuar modelin e ri Sentra, që është shitur më parë si Sylphy. Ende pa e shfaqur, Nissan ka bërë të ditura disa prej elementeve që do t’i ketë gjenerata e re e këtij modeli.

Në krahasim me paraardhësin, modeli i ri është më i gjerë dhe më i ulët, me qendër graviteti shumë më poshtë, që e bën të duket shumë më sportiv.

Eksterieri është bërë në stilin e ri dizajnues të Nissan, duke bërë që kjo makinë ta ketë sistemin e aerodinamikës të ngjashëm me modelin GT-R, që ka treguar shumë sukses. Brendia e Nissan Sentra i ka tri sistemi të ajrosjes dhe dy ekrane të mëdhenj, si dhe një ekran me tetë inç përpara shoferit.

Teknologjia e lartë e kësaj veture që do ta shohim brenda disa ditëve, mundëson lidhje të shumta me telefon dhe komanda më zë të shoferit. /Telegrafi/