LAJMI I FUNDIT:

Nissan sjellë modelin Sentra të ri dizajnuar në tërësi

Nissan sjellë modelin Sentra të ri dizajnuar në tërësi

Dukja shumë më e mirë, do ta bëjë këtë Nissan edhe më të pëlqyeshëm

Reputacioni që ka fituar, për shkak të qëndrueshmërisë dhe çmimit të arsyeshëm, ka bërë që ky Nissan të shitet në disa milionë njësi, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, dukja që kishte, nuk e bënte as të dëshirueshme, në krahasim me rivalët Honda Civic dhe Mazda 3.

Kjo i përkes të shkuarës, meqenëse Nissan e ka sjellë një Sentra të ri, tërësisht të ri dizajnuar që ka dukje shumë më të mirë, se modelet e mëparshme.

Modeli i gjeneratës së tetë të Sentra, është ndërtuar në platformën e re që është më e ultë dhe më e gjerë se modeli aktual.

Gjuha re dizajnuese që është aplikuar në këtë model, e ka bërë që të duket më agresiv, derisa dritat e ngushta dhe grilli në formë të shkronjës V, i japin një dinamikë shumë më sportive.

Brenda ka teknologji të avancuar, me ekran të madh që është i ndjeshëm në prekje, si dhe sistem te ri të infotetitmant.

Deri në fund të janarit të vitit që vjen, Nissan pritet ta lansojë Sentra të re, për të cilën çmimi ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/