Nisma Socialdemokrate ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosveprim në organizimin e mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë.
Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi ka thënë se derisa ishte në opozitë Kurti kishte deklaruar që shteti i Kosovës duhet të koordinojë mbrojtjen e të pandehurve dhe se çështja e mbrojtjes së tyre është edhe punë qeverie, ndërsa tani, siç ka thënë Sherifi, derisa Kurti është në pushtet nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim.
Në një konferencë për media, Nisma Socialdemokrate ka kërkuar që Kurti të realizojë ato që ka deklaruar sa ishte në opozitë.
Sherifi ka komentuar fjalimin e Kurtit që ky i fundit kishte bërë në një konferencë për media në nëntor 2020 derisa fliste për nevojën e bashkërendimit të shtetit në çështjen e të akuzuarve nga Specialja.
“ Shteti i Kosovës duhet të organizojë dhe ta koordinojë mbrojtjen e të pandehurve, ata e pamë, kanë avokatët e tyre secili, mirëpo nevojitet bashkërendim nga shteti’. Ky ishte konstatimi i parë i Albin Kurtit, tash Nisma Socialdemokrate shtron pyetje publike, përse Albin Kurti heshti tërësisht gjatë procesit kur Gjykata Speciale duhej të vendoste lidhur me kërkesën e avokatëve për mbrojtjen në liri, të përfaqësuesve të lartpërmendur të UÇK-së dhe përse nuk bashkërenditën së bashku me avokatët ashtu që deklaroi si përfaqësues i opozitës strategjinë e nevojshme për t’u siguruar atyre të mbroheshin në liri”, ka thënë Sherifi.
Sherifi ka thënë se që prej zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryeministri Albin Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim përmes së cilit do të tregonte që ka preokupim mbrojtjen e UÇK-së në arenën ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale.
“Më 15 nëntor 2020 Albin Kurti deklaroi se mbrojtja e përfaqësuesve të UÇK-së është edhe punë qeverie, kjo thotë është sidomos punë qeverie. Nisma Socialdemokrate shtron pyetjen e dytë publike për kryeministrin Albin Kurti. Duam të dimë nëse mbrojtja e përfaqësuesve të UÇK-së është punë qeverie dhe sidomos punë qeverie edhe tani kur Albin Kurti udhëheq qeverinë, apo ky qëndrim i tij vlen vetëm për të tjerët por jo edhe për qeverinë që ai udhëheq”, tha Sherifi.
Nisma ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë veprimet për të cilat deklarohej sa ishte në opozitë.
Në nëntor të vitit 2020, Specialja ka arrestuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, nën aktakuzën me pretendime për krime lufte./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe