Në Mazgit kanë filluar punimet për fazën e dytë të projektit të Koogjenerimit, që parasheh shtrirjen e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në këtë zonë.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me banorë dhe bashkëpunëtorë, ka parë nga afër fillimin e punimeve, duke e cilësuar projektin si një ndër më të rëndësishmit për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, përcjell Telegrafi.




“Jam jashtëzakonisht i lumtur që bashkë po e realizojmë këtë projekt. Do ta mbikëqyrim dhe shumë shpejt do ta gëzojmë së bashku", ka deklaruar kryetari Gashi.

Ai ka bërë të ditur se në vazhdim do të nisë shtrirja e rrjetit të ngrohjes qendrore edhe në pjesët e tjera të mbetura dhe në fshatin Milloshevë, duke e bërë sistemin e Koogjenerimit të qasshëm për një numër edhe më të madh familjesh.

Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në Komunën e Obiliqit. /Telegrafi/