LAJMI I FUNDIT:

Nisi takimi i më të fortëve të botës: Grupi misterioz Bilderberg, Trumpin mund ta “pushojë nga puna”!

Nisi takimi i më të fortëve të botës: Grupi misterioz Bilderberg, Trumpin mund ta “pushojë nga puna”!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar takimi treditor u Grupit sekret Bilderberg. The Guardian shkruan se ky takim mund t’i shkaktojë probleme presidentit amerikan, Donald Trump!

Në takimin e sivjetmë, tema kryesore do të jetë Trumpi. Pjesëmarrësit do ta japin të ashtuquajturin “Raport të Progresit të Administratës së Donald Trumpit”. Por, çështja është nëse Trumpi do të marrë notë kaluese?

Zhurma rreth Trumpit pra nuk po heshtet. Aktualisht debatet rreth tij po bëhen pak kilometra nga Shtëpia e Bardhë, në Chantilly të Virgjinisë. Takimi po zhvillohet në rajonin tepër të mbrojtur, në Westfields Marriott. Hoteli është i mbyllur që nga e mërkura, e për t’u mbrojtur miliarderët nga objektivët e fotografive, janë vënë pengesa që do të bllokojnë shikimin dhe qarkullimin.


Por, a do të ndëshkohet Trumpi për postimet e shpeshta në Twitter, apo do të ngelet për ta përsëritur vitin?

“Nëse është dikush që Trumpit mund t’ia thotë në fytyrë sintagmën ‘Je i pushuar’, atëherë këta janë anëtarët e Grupit Bilderberg”, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.

Këtë e dinë edhe njerëzit e Trumpit të cilët në këtë takim kanë dërguar njerëzit më të aftë të ekipit të tij: këshilltarin e sigurisë kombëtare, H. R. McMaster; sekretarin e Shtetit për Tregtinë, Wilbur Ross; dhe strategun e ri, Chris Liddell. Por, se a do të jetë aty edhe Trumpi, kjo ende nuk dihet!

Hennry Kissinger, një nga njerëzit kryesorë në Grupit Bilderberg, disa javë më parë ka vizituar Shtëpinë e Bardhë që me Trumpin të flasë për “Rusinë dhe gjërat tjera”. Ndaj, nëse del Trumpi para të fortëve, ky do të jetë shans i mirë për të që të diskutojë për problemet dhe sfidat e sotme të botës.

Sidoqoftë, me të a pa të, aty do të diskutohen edhe fyerjet që Trumpi ua ka bërë liderëve të NATO-s, kohë më parë në Bruksel. Prandaj, anëtarët këtë vit e kanë ftuar edhe shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Aty ai do të flas për të ashtuquajturën “Aleanca mbrojtëse transatlantike: Plumbat, bajtët dhe dollarët”! Stoltenberg do të shoqërohet nga ministri holandez i Mbrojtjes, disa politikanë evropianë dhe liderë të partive, në tentimin për të rivendosur marrëdhëniet transatlantike që i trazoi kohë më parë Trumpi.

Ashtu si në vitet e mëparshme, në takim do të jetë shefi i FMN-së, Christine Lagarde, mbreti holandez etj. Megjithatë, shumë thonë se emri më i rëndësishëm në listën e të pranishmëve këtë herë është ambasadori kinez në SHBA, Cui Tiankai. Rreth Kinës do të diskutojë edhe kreu i kompanisë Google, Eric Schmidt, i cili kohët e fundit u kthye nga Pekini.

Mbetet të shihet në ditët në vijim, se çfarë do të bëjë Grupi… sidomos në raport me Trumpin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos

Botë
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Kalo në kategori