Gjykata në Prizren i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit, pasi e theri më thikë kolegun e tij të punës

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: lëndimi i lehtë trupor.
“Gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 26.01.2021 deri me datën 25.02.2021.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.A., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Me datë 26 janar, i pandehuri R.A., i shkakton lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të dëmtuarit Rr.K., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari dhe i pandehuri kanë përfunduar punën, të njëjtit hipin në autobus ku fillon fjalosja mes tyre dhe pasi zbresin nga autobusi i pandehuri R.A., e sulmon të dëmtuarin dhe e godet në bark me thikë, mjet ky i cili mund të shkaktoj lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore”, thuhet në komunikatën për media.
Më tej gjykata njofton se fakti që i pandehuri me të dëmtuarin njihen dhe janë kolegë në punë, të njëjtit edhe para një jave kanë pasur një konflikt verbal, ndërsa në ditën kritike fillimisht janë fjalosur në autobus, kurse më pas i pandehuri e sulmon duke e goditur me thikë në bark, argumenton faktin se raportet ndërmjet të të pandehurit dhe të dëmtuarit kanë qenë jo të mira edhe më parë dhe vazhdojnë të jenë edhe më tutje jo të mira, ky fakt forcon bindjen e gjykatës që i pandehuri sërish do të mund të vepronte në mënyrë të njëjtë apo në mënyrë edhe më të ekzagjeruar, që do të shkaktonte pasoja edhe më të rënda për të dëmtuarin apo personat e afërm të tij.
“Prandaj, duke marrë parasysh faktet e lartë cekura, shihet se qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është mëse i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës