Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq sot gjatë ditës Rama pritet të zhvillojë edhe takime tjera me liderët politikë, transmeton Telegrafi.


Kryeministri Rama më herët ka njoftuar se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë ka të bëjë pikërisht më ngritjen e aktakuzave nga Specialja ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

106128043 360665231588737 3608551592060754231 n Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takon kryeparlamentaren Vjosa Osmani (Foto: Ridvan Slivova)

"Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, kishte shkruar Rama në Twitter./Telegrafi/

83673075 191239455659203 5719238076003779524 n Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama takon kryeparlamentaren Vjosa Osmani (Foto: Ridvan Slivova)