LAJMI I FUNDIT:

Krerët e koalicionit qeverisës në takim të jashtëzakonshëm

Krerët e koalicionit qeverisës në takim të jashtëzakonshëm

E plotësuar: Pas më shumë se dy orëve, takimi i liderëve të partive në pushtet ka përfunduar.

Ky takim është mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës, kurse asnjëri nga liderët e koalicionit nuk ka pranuar të flas para mediave, raporton Telegrafi.


***

E plotësuar, 18: 20: Edhe pas dy ore, vazhdon takimi i liderëve të koalicionit qeverisës.

Një takim që ka nisur ndërmjet liderëve të partive në pushtet, po vazhdon edhe pas dy ore.

Duke hyrë në objektin e kryeministrisë janë parë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.

Nga takimi janë parë duke dalë këshilltarë të liderëve institucionalë, por që nuk kanë pranuar të flasin.

Ajo që dihet deri më tani, është se taksa e vendosur ndaj Serbisë është temë kryesore e diskutimit.

***

Ka filluar takimi ndërmjet liderëve të partive që janë në qeveri.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj janë parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

Jozyrtarisht mësohet se pjesë e takimit janë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ky takim ka ardhur pas dallimeve ndërmjet partive në pushtet, për pezullimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë. /Telegrafi/