LAJMI I FUNDIT:

Takimi i liderëve shtetërorë me zyrtarët e lartë amerikanë

Takimi i liderëve shtetërorë me zyrtarët e lartë amerikanë

E plotësuar: Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të SHBA-ve.

Për rreth dy orë ata anë mbajtur një takim në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, ku prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, nuk ka pasur deklarim për media as nga krerët e shtetit e as nga zyrtarët amerikan.


Sot në media është përfolur se temë diskutimi do të jetë taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe dhe rifillimi i dialogut Kosovë  – Serbi

E plotësuar 5 e 30: Kryeministri, Ramush Haradinaj është larguar nga takimi i liderëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Ndërkaq nuk ka dashur të prononcohet për media.

Ka filluar takimi i liderëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Në takim po marrin pjesë dy zyrtarët amerikanë John Erath dhe Berkley,  ndërkaq takimi është duke u mbajtur në presidencë.

Përveç presidentit Thaçi, i pranishëm në këtë diskutim është edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

I pranishëm në takim nuk ka qenë kryeparlamentari Kadri Veseli.

Delegacioni amerikan ka qëndruar në një vizitë dyditore edhe në Beograd, me ç’rast  është takuar me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori