Përfundon takimi - Konjufca tregon për ndarjen e ulëseve të partive në Kuvend

E plotësuar- Ka përfunduar takimi i kryeparlamentarit në detyrë, Glauk Konjufca me partitë politike.
Pas takimit Konjufca tha se kjo mbledhje ishte bazuar në rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
“Në këtë mbledhje caktohen ulëset e partive politike të prezantuara në Kuvendin e Kosovës. Diskutuam edhe skenarin e mbajtjes së mbledhjes që themelon legjislaturën e nëntë të Kuvendit”, tha Konjuca.
Ai shtoi se gjithçka shkoi mirë në seancë dhe se u caktuan ulëset.
“Në mes ulet partia me më së shumti ulëse, LVV, në dy krahët e Kuvendit krahu i majtë dhe i djathtë janë siç kanë qenë PDK e LDK, AAK ulet aty ku ka qenë në legjislaturën e tetë dhe pakicat me të njëjtën radhë”, ka thënë Konjufca.
Ai ka shtuar se skenarin me ndryshime të vogla simbolike në krahasim qysh e kemi pas në legjislaturën e tetë, e biseduam me 15 përfaqësuesit e partive politike. /Telegrafi/
----
Nis takimi i Konjufcës me partitë politike - diskutohet për seancën konstituive të Kuvendit
Ka nisur tashmë takimi i ftuar nga kryeparlamentari në detyrë Glauk Konjufca me përfaqësuesit e partive politike.
Ndonëse në këtë takim ishin ftuar kryetarët e partive të njëjtit nuk po marrin pjesë.
Nga LVV në këtë takim është Albulena Haxhiu, nga PDK është Uran Ismaili, nga LDK po merr pjesë Dorasa Kica-Xhelili e nga AAK prezent është Muharrem Nitaj.
Pjesë e takimit janë ehe kryetarët e partive nga komunitetet, Duda Balje, Nenad Rashiq, Fikrim Damka, Elbert Krasniqi, Veton Berisha, Adem Hoxha etj.
Takimi është ftuar për tu konsultuar rreth seancës konstitutive të Kuvendit që do të mbahet më 15 prill. /Telegrafi/























































