LAJMI I FUNDIT:

Nis shkatërrimi i objekteve pa leje përgjatë bregut në liqenin e Ohrit

Nis shkatërrimi i objekteve pa leje përgjatë bregut në liqenin e Ohrit

objekteve në ujë nga plazhet që janë të përfshira nga Plani i Përgjithshëm Urbanistik.

I gjithë aksioni kryhet nën sigurinë e fortë policore. Një pjesë e qasjeve në këto plazhe është e mbyllur. Qiramarrësit janë të indinjuar dhe thonë se qindra familje do të humbin punën e tyre dhe se askush nuk i ka informuar për asgjë.


“Në vitin 2007 na dhanë projekt se si duhet të duket plazhi. Prej atëherë e deri më sot nuk ka lëvizur as majtas e as djathtas. Revolta është se askush nga autoritetet kompetente nuk erdhi të thotë se si duhet të duket kjo, cili është plani tjetër. Çfarë masash duhet të ndërmarrim? Nëse platforma i pengon UNESCO-s , do ta heqim. Por fatkeqësisht s’ka pasur as njoftim dhe askush nuk ka ardhur të pyesë se çfarë po ndodhë. Tani nuk e di, mendojmë ku ta kërkojmë zgjidhjen” tha Marjan Malovçev, menaxher plazhi.

Malovçev thotë se rregullisht i paguanin komunës tarifat e koncesionit, përfshirë 28 shkurtin e vitit 2021. Përfaqësuesit ligjorë thonë se po shqyrtojnë të gjitha opsionet në dispozicion të tyre për të kundërshtuar këtë hap të komunës.

“Ende nuk është marrë asnjë vendim për prishje, megjithëse për momentin po veprohet, një pjesë vullnetarisht, një pjesë me forcë. Besojmë se është tejkalim serioz i kompetencave të komunës për të zgjidhur problemin e menaxhimit të bregut në këtë mënyrë jashtë rregullave ligjore. Ne e konsiderojmë atë si forcë të tepruar”, theksoi Mihaill Kiçeec, avokat.

Nga Komuna e Ohrit thonë se janë të vendosur për rend dhe për t’i dhënë fund arbitraritetit dhe administrimit kaotik të plazheve në bregun e Ohrit.

“Funksionimi i paligjshëm dhe realizimi i interesave të biznesit të ndërmarrjeve individuale nuk do të tolerohet, të cilët pa marrëveshje koncesioni dhe jashtë të gjitha procedurave ligjore kanë ndërtuar objekte dhe kanë uzurpuar tokë shtetërore, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme në zonën e mbrojtur të liqenit. Objektet e gastronomisë që operojnë në këto plazhe duhet të ndalojnë të kryejnë aktivitete të gastronomisë jashtë procedurave ligjore dhe të fillojnë mbylljen e lokaleve”, thonë nga Komuna e Ohrit.

Plazhet nuk punojnë disa ditë pasi energjia elektrike është e shkyçur. Në ditët në vijim, do të fillojë heqja e platformave dhe pajisjeve në breg drejt vendbanimit Kaneo, shtojnë nga komuna.