Edicioni jubilar i Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion zyrtarisht ka filluar punimet e saj në një ceremoni të drejtuar nga presidenti dhe rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.
Në praninë fizike të profesorëve ndërkombëtarë, Reinhard Heinisch dhe Paolo Parisi, si dhe në mënyrë virtuale, Moshe Landsman, Józsa János, Mārtiņš Vilnītis, si dhe menaxheri kryesor i programit Microsoft, David Ortinau, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi tha se ky organizim i madh shkencor po mbledh hulumtime të shumta të cilat i kontribuojnë jashtëzakonisht shumë shkencës, jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.
“Është kënaqësi e madhe t’iu mirëpres në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, këtu në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së. Kjo konferencë tejet e rëndësishme shkencore, me karakter ndërkombëtar, do të nxjerrë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të shkencëtarëve, studiuesve e hulumtuesve nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë këtu me ne, fizikisht dhe në formë virtuale, për të prezantuar punimet e tyre shkencore”, ka thënë rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.
Tutje, rektori Hajrizi, ka thënë se konferenca është multidisplinare, me një program të pasur, që prek secilën sferë të jetës, me të cilën të gjithë qytetarët dhe komuniteti i gjerë përballen çdo ditë.
“Kemi krijuar një program gjithëpërfshirës dhe tërheqës, i cili ka zgjuar një interesim mjaft të madh, ku do të prezantohen mbi 600 punime shkencore, do të ketë 700 folës, me pjesëmarrjen e mbi 1000 hulumtuesve”, ka përfunduar rektori Hajrizi.
Folësit kryesor të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, Reinhard Heinisch, Paolo Parisi, Moshe Landsman, Józsa János, David Ortinau, si dhe Mārtiņš Vilnītis, vlerësuan lartë Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, në veçanti UBT-në, për një organizim madhor si ky.
Keynote Speakers, gjatë prezantimeve të tyre potencuan se UBT dhe rektori Hajrizi po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të gjeneruar dije të reja, duke vënë në qendër të vëmendjes një vend të vogël si Kosova, si dhe duke e ranguar në pozicione të larta gjithandej botës përmes shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.
Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së, për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, do të vazhdojë nesër me sesionet e saj, duke filluar nga ora 09:00, me 24 fusha të ndryshme, me shumë prezantues ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe me tematika të ndryshme me shumë interes për publikun. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin