LAJMI I FUNDIT:
Peja 14° clearsky_day

Nis ndërtimi i serave në Irzniq

Nis ndërtimi i serave në Irzniq

Në fshatin Irzniq ka filluar ndërtimi i serave, një investim i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë lokale.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mbështetjen e tij për fermerët e zonës, duke i uruar për këtë hap dhe duke shpresuar për një vit të mbarë e të begatë.

Ky projekt synon të përmirësojë kushtet për kultivimin e produkteve bujqësore dhe të rrisë mundësitë për zhvillimin ekonomik të fermerëve të Irzniqit, një zonë e njohur për traditën e saj në bujqësi.