Komuna e Gjakovës ka nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e parkut rekreativ-sportiv dhe amfiteatrit veror në fshatin Korenicë.

Projekti, i cili kap vlerën e 42,777 eurove, synon të krijojë një hapësirë të re për rekreacion, sport dhe aktivitete kulturore për banorët e zonës.


Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se kjo është një nga iniciativat që plotëson hartën gjithëpërfshirëse të investimeve komunale dhe do të shërbejë si pikëtakim për gjenerata të ndryshme, duke gjallëruar jetën e komunitetit, përcjell Telegrafi.

Ky projekt është pjesë e programit të buxhetimit me pjesëmarrje, përmes të cilit banorët kontribuojnë me ide dhe prioritete në zhvillimin e vendbanimeve të tyre.

Përveç Korenicës, aktualisht janë në fazë implementimi edhe projekti i terrenit sportiv në Rogovë dhe parku i lodrave në lagjen “Blloku i Ri”. /Telegrafi/