LAJMI I FUNDIT:

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, PDK e bojkoton

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, PDK e bojkoton
Foto: Arkiv

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritët të diskutohen propozimet për formimin e komisioneve parlamentare.

Kjo është mbledhja e parë që po drejtohet nga kryepaelamentarja, Vjosa Osmani, derisa këtë mbledhje e bojkotoi Partia Demokratike e Kosovës.


Kuvendi i Kosovës ka katër komisione të përhershme siç janë ai për Buxhet e Financa, ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi si dhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Ndërsa deri më tani kanë qenë 12 komisione të tjera funksionale.