LAJMI I FUNDIT:

Nis java për të drejtat e viktimave të krimit, theksohet nevoja e bashkëpunimit ndërinstitucional

Nis java për të drejtat e viktimave të krimit, theksohet nevoja e bashkëpunimit ndërinstitucional

Me moton “Moment Reflektimi i Zinxhirit Institucional” Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nga sot ka nisur “Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se kohët e fundit vendi është shokuar nga rastet e sulmeve seksuale, prandaj ajo bëri thirrje për një rol shumë më proaktive të institucioneve në parandalim, ndjekje penale dhe gjykim me efektiv.

E para e shtetit tha se më e pakta që institucionet e drejtësisë mund të bëjnë është mbrojtja e viktimës, por kjo sipas saj shpesh po mungon ose është e vonuar derisa e permendi edhe rastin e vajzës 11 vjecare e cila u dhunua muaj më parë.


Ajo tha se mungesa e mbrojtjes trimëron kriminelët dhe është mbrojtje për kriminelër e jo për viktimat.

Osmani kërkoi edhe mbështetjen e procesit të vetingut nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi shprehu angazhimin e tij për forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e viktimave të krimit.

Duke ftuar për bashkëpunim ndërinstitucional, Kelmendi tha se përkushtimi duhet të jetë profesional dhe serioz në mënyrë që mos të kenë vonesa në ndjekjen e personave që cenojnë të drejtët e viktimave.

Ai po ashtu tha se sistemi i drejtësisë duhet të ofroje viktimave një proces te drejtë dhe jetë normale.

Ushtuesi i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit tha se për këtë 9 mujorin zyra për ndihmën dhe mbrotjen e viktimav ka ndihmuar 2163 vintimë të të gjithë kategoritve, ndërsa prej 15 kërkesave për Kompensim, Komisioni ka aprovuar 12 prej tyre, 2 janë në proces dhe 1 është refuzuër.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier u shpreh se kjo javë duhet të shërbejë për të ndërmarrë veprime që të gjitha viktimat të kenë shërbimet e duhura dhe të kenë drejtësi.

Duke iu referuar rasteve të shumta të ngacimebe seksuale e dhunimit por edhe dhunës në familjë që kanë ndodhur në Kosobë, Hovenier tha se këto raste janë shenja paralajmerjese për një bashkëpunim më të ngusht ndërinstitucinal, derisa kërkoi që lëndët ë këtyre kategorive të kenë përparësi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori