LAJMI I FUNDIT:

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë – diskutohet dhuna seksuale gjatë luftës

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë – diskutohet dhuna seksuale gjatë luftës

Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, ka filluar sot dhe do të zgjasë për dy ditë rresht.

Ky edicion do të mirëpresë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës me afro 1 mijë pjesëmarrës, me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe paqes.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak para fillimit të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë iu është adresuar qytetarëve përmes një video-mesazhi.

Osmani ka thënë se është hera e dytë që e organizojmë këtë forum ndërkombëtar që mbledh mbi 700-800 përfaqësues nga mbi 40 shtete të botës.

“Do ta kemi në skenë të përfaqësuar edhe zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë lutës në Kosovë kjo është tema bosht sepse duam t’i tregojmë botës jo vetëm për krimet që janë kryer nga Serbia në Kosovë por në të njëjtën kohë duam t’i tregojmë botës për fuqinë, rezistencën dhe guximin e pashoq të të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës dhe sistemet që kemi ndërtuar për ti mbështetur”, tha Osmani.

Ndryshe në këtë forum, pati një video-adresim nga Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.

Personalitete tjera në këtë forum që morën pjesë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 17:47:02" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 17:47" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 17:47

Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se dy shtetet duhet t’i qëndrojnë afër njëra tjetrës.

“Është kënaqësi të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar që duhet të mësojmë nga historia sepse përveç jetëve të humbura që duhet t’i nderojmë, duhet edhe gratë e dhunuara. Nuk duhet të jetojmë me të shkuarën dhe të mendojmë për të ardhmen. Janë marrëdhënie siç duhet të jenë, të mira dhe vëllazërore e kemi detyrë t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër”, ka thënë Begaj.

Në konferencën për media, pas takimit me presidenten Osmani,  Begaj tha se pret që nesër për Kosovën të ketë një votim pozitiv në Këshillin e Evropës.

“Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime. Jam shpresë plotë që nesër do të ketë votim pozitiv për Kosovën, dëshiroj shumë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe duhet të respektojmë njëri tjetrin të pranojmë këshillat e njëri tjetrit”, shtoi Begaj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 16:58:42" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 16:58" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 16:58

Forumi për Gratë, Kurti: Viktimat e luftës çnjerëzore të Serbisë sot janë heroinat tona

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Kosova angazhohet për paqe dhe drejtësi në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, themeli i arritjes së paqes është drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i krimeve.

Kurti në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, tha se dialogu i mirë mund të zhvillohet kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve.


“Kosova angazhohet për paqe dhe drejtësi në Ballkan. Ne besojmë se themeli i paqes është drejtësia për viktimat dhe ndëshkimi i krimeve. Dialogu i mirë mund të zhvillohet kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve”, tha ai.

Kreu qeveritar tha gratë e dhunuara gjatë luftës ishin subjekt i luftës çnjerëzore të Serbisë, ndërsa sot janë heroinat tona.

“Ato që para një çerek shekulli ishin subjekt i luftës çnjerëzore të Serbisë, sot janë heroina tona, heroina të zëshme e të heshtura. Ndonëse nuk ua dimë emrat, të gjithëve ua dimë forcën. Nuk mund të ecim drejt paqes globale pa reflektuar thellë në atë se çka do të thotë të jesh njeri”, shtoi ai.

Ai përmendi edhe angazhimin që sipas tij ka bërë ekzekutivi në punësimin e grave.

“Veprimet tona duhet të flasin më fort sesa fjalët që themi. Ne po zbatojmë ligje që garantojnë barazi në të drejta, po bëjmë politika dhe po ndajmë fonde që garantojnë barazi në mundësi”, përfundoi ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 16:42:13" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 16:42" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 16:42

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare

Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar tha se përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur.

“Sot dëgjova se çfarë do bëjnë gratë nëse bota do ishte më e barabartë. Përderisa dialogu vazhdon ka një dritë të hapur. Jam e sigurt se Prishtina dhe Beogradi do gjejnë një rrugë të përbashkët për hir të popullit. KiE-ja ka të bëjë deh është në shërbim të popullit në fund të fundit për shqiptarët e Kosovës”.


Presidentja sllovene tha se u ‘trondit’ kur dëgjoi nga presidentja e vendit, se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“U trondita që sot Vjosa më tha se Kosova nuk ka qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo është e padrejtë ne do iu mbështesim tutje. Nëse keni shtet të fort ekonomikisht do keni shtet të fortë edhe për mirëqene sociale. Sot jemi partneri i 7-të që investojmë në Kosovë dhe jam e kënaqur që Sllovenia investon në vendin tuaj. Uroj që Kosova të hyjë në KE, hapi tjetër është në BE. Uroj që të jetojë derisa ta shoh Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, është shprehur Presidentja e Sllovenisë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 14:37:07" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 14:37" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 14:37

Haxhiu: Nuk është faji i grave që janë dhunuar seksualisht, paragjykimet ende janë prezentë në shoqëritë tona

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se gratë dhe vajzat në luftërat apo konfliktet mbeten kryesisht në shënjestër të dhunimeve seksuale

“Luftërat apo konfliktet mbeten thellë edhe në ndikimin e tyre gjinor, duke i parë gratë dhe vajzat kryesisht në shënjestër, pra për t’i dhunuar seksualisht. Dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave, është shkelje e rëndë e të drejtave dhe ka pasoja të rënda fizike, seksuale dhe mendore”, tha Haxhiu.


Ajo komente i bëri gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani.

“Stigma fatkeqësisht ende mbizotëron, i pengon që gratë të jenë aktive në jetën shoqërore dhe politike. Më lejoni ti çmoj lartë dy gratë Vasfijen dhe Shyhreten që kanë folur publikisht për dhunën seksuale gjatë luftës”, tha Haxhiu.

Ministrja shtoi se “nuk është faji i tyre që ato janë dhunuar seksualisht”.

Ajo shtoi se gjatë këtyre dekadave dhunimeve seksuale gjatë luftës iu është kushtuar vëmendje më e madhe.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 12:38:59" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 12:38" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 12:38

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

Presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat, kanë nënshkruar memorandum te mirëkuptimit për Qendrën e Ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Marrëveshja u nënshkrua me praninë e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.


Ndërkaq Fotovat ka deklaruar se ky memorandum është dëshmi e partneritetit jetëgjatë mes SHBA-ve dhe Kosovës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 11:58:47" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 11:58" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 11:58

Clinton kujton luftën në Kosovë: Gratë janë përfaqësuese të paqes, jo vetëm viktima të dhunës

sh-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton iu është adresuar të pranishmëve në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përmes një video-adresimi.

Clinton ka kujtuar vizitën e saj në kampet e refugjatëve në Maqedoni, në 1999-n gjatë luftës në Kosovë.


Ajo ka thënë se gratë nuk janë vetëm viktima te dhunës, por janë agjente të paqes.

“Më kujtohet mirë vizita që kam bërë në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Pas kësaj ne bëmë thirrje në NATO që të ndalë këtë spastrim etnik. Si sekretare e Shtetit unë kam përcjell e mbështet progresin që është arritur…Forumet si kjo janë të rëndësishme. Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë, por janë përfaqësuese të paqes. Jam e lumtur që do të punoni me DASH-in për themelimin e qendrës rajonale të ekselencës”, ka thënë Clinton.

Clinton organizimin e këtij forumi e ka cilësuar si vendosmëri për forcim të grave.

“Gratë posaçërisht në Kosovë, kanë luajtur rol tepër të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve, jam e lumtur për themelimin e kësaj qendre të ekselencës, demokracitë tona janë më te fuqishme kur gratë përfshihen. Ju tashme keni dy presidente gra në Kosovë. Jam e emocionuar të shoh se si ky forum ka arrite synimet e tij, unë jam e përkushtuar për të qenë pjesë e arritjeve dhe përpjekjeve për fuqizimin e gruas”, ka deklaruar ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 11:46:42" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 11:46" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 11:46

Xhaferi: Kontributi i grave është i domosdoshëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veritu, Talat Xhaferi po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që organizohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Para të pranishmëve Xhaferi është shprehur se jemi këtu për rast të rëndësishëm dhe një arritje e madhe për rajonin.


“Edhe ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut jemi të përkushtuar në zbatimin e agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria. Akoma më e rëndësishme për ne edhe në mënyrë thelbësore i implementojmë të tre parimet e integrimit. Është e padiskutueshme që çështjet gjinore çdo herë e më shumë po sigurojnë hapësirë. Ne jemi një shembull pozitiv.

Ministria e Mbrojtjes drejtohet nga një ministre e shkëlqyer. Kemi 8 gra me gradën kolonel që deri para një dekade ishte zero. Jemi në një rrugë të shkëlqyer edhe pse kemi ende akoma për të ecur në këtë rrugë. Lufta në Ukrainë është një përkujtues i fortë i përfshirjes së grave. Kontributi i tyre është i domosdoshëm edhe në përshtatjen e politikave me realitetin e ri”, ka thënë ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 11:23:30" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 11:23" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 11:23

Begaj: Kryerësit e dhunës seksuale nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka theksuar se është kënaqësi e posaçme të shoh këtë sallë plotë me pjesëmarrës.

Në edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Begaj u shpreh se kjo mbledhi është dëshmi e zotimit tonë të përbashkët ndaj paqes dhe sigurisë.


“Reflektojmë për kontributin e Kosovës për një të ardhme të barabartë. Ndër ata që kanë bartur barrën më të rëndë të konflikteve janë gratë. Ky forum shërben jo vetëm si kujtesë kolektive për të ndarë kujtese të shkuar por edhe të tanishme. Roli i gruas dhe udhëheqja e gruas e forcon paqen dhe sigurinë”, tha Begaj.

Ai tha se në Ballkanin Perëndimorë është parë se sa e fuqishme është roli i gruas.

“Kjo dhunë fatkeqësisht nuk është e kufizuar vetëm në konflikte globale dhe rajonale. Lufta për ti dhënë fund dhunës ndaj gruas kërkon këmbëngulësi. Të rikujtojmë sakrificën e grave dhe vajzave të cilat ishin pjese e dhunës nga gjenocidi serbë. Lufta nuk duhet të harrohet dhe nuk duhet asnjëherë që kryerësit të mbeten pa ndëshkuar”, tha Begaj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 11:18:22" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 11:18" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 11:18

Presidentja sllovene: Jam e brengosur për gjendjen e gruas në botë


Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc e cila po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është shprehur se në momente të tilla duhet të mendohet për gratë ukrainase dhe ato në Rripin e Gazës, që aktualisht janë refugjate.

Pirc theksoi se vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet pandëshkueshmerisë të krimeve seksuale

Presidentja ka potencuar se ajo, Sllovenia dhe Kosova janë ndër të paktat vende që presidentet i kanë gratë në këto pozita.


“Po e trasojmë rrugën për të gjitha zonjat që do të vijnë”, ka theksuar ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 10:52:08" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 10:52" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 10:52

Osmani: Ndjej inspirim nga gratë e Kosovës – lufta për drejtësi është mision i jetës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se nuk duhet hequr dorë në luftën për drejtësi.

Duke qenë se tema kyçe e këtij forumi është dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, para të pranishmëve, Osmani ka thënë se lufta për drejtësi për gratë s’është punë e vetëm një misioni apo forumi.


“Të angazhohemi për atë, s’është vetëm punë e një forumi e as e një misioni a një mandati, por bëhet mision i jetës. Jemi bërë bashkë për dhunën që flitet për konfliktet, gratë e vajzat preken më së shumti. Ndërsa jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, ndjej inspirim të thellë nga gratë e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, gratë në Kosovë kanë mbijetuar në kohët më të dhimbshme.

“Rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë”, ka shtuar ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 10:00:12" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 10:00" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 10:00

Presidenti Begaj dhe kryeministri Xhaferi arrijnë në Prishtinë, priten nga presidentja Osmani

Ka nisur edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Osmani së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu, janë duke pritur mysafirë të shumtë që do të marrin pjesë në këtë forum.


Para pak minutash ka arritur presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të mbahet sot dhe nesër në Prishtinë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 09:53:16" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 09:53" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 09:53

Osmani nis ditën me një video-mesazh: Fokusi i WPS-së do të jetë në historitë e guximit të të mbijetuarve të dhunës seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak para fillimit të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë iu është adresuar qytetarëve përmes një video-mesazhi.

Osmani ka thënë se është hera e dytë që e organizojmë këtë forum ndërkombëtar që mbledh mbi 700-800 përfaqësues nga mbi 40 shtete të botës.


“Do të kemi liderë nga vendet e rajonit dhe botës, do të kemi president, kryeministra, ministra, ekspertë, etj. Do ta kemi në skenë të përfaqësuar edhe zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë lutës në Kosovë kjo është tema bosht sepse duam t’i tregojmë botës jo vetëm për krimet që janë kryer nga Serbia në Kosovë por në të njëjtën kohë duam t’i tregojmë botës për fuqinë, rezistencën dhe guximin e pashoq të të mbijetuarve të dhunës gjatë luftës dhe sistemet që kemi ndërtuar për ti mbështetur”, tha Osmani.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-15-2024 09:51:55" ["time"]=> string(16) "15/04/2024 09:51" ["update"]=> bool(false) } 15/04/2024 09:51

Fuqizimi i zërit të grave – Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë sjell 40 personalitete ndërkombëtare në Prishtinë

Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, fillon sot dhe do të zgjasë për dy ditë.

Në këto dy ditë në Kosovë do të jenë prezentë personalitete të ndryshme nga disa shtete të botës.


Tema kyçe e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë pritet të jetë dhuna seksusale gjatë luftës.

Për këtë ngjarje, policia ka njoftuar se nga 14 e deri më 17 prill do të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim në disa segmente rrugore.

Lajmi i plotë KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori