LAJMI I FUNDIT:

Nis edhe në Shkodër vaksinimi me Pfizer/BioNTech

Nis edhe në Shkodër vaksinimi me Pfizer/BioNTech

Në Shkodër ka nisur marrja e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer/BioNTech.

Vendi i përzgjedhur është pallati i sportit “Qazim Dervishi” ndonëse Ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar stadiumin “Loro Borici”.

Kryebashkiakja Voltana Ademi e kundërshtoi pistën e stadiumit me justifikimin se dëmton vazhdueshmërinë e ekipit të futbollit Vllaznia. Të parët që po vaksinohen janë bluzat e bardha të spitalit rajonal të Shkodrës.


Manastirliu ka deklaruar se sot do të bëhen 150 vaksinat e para ndërsa do të marrin injektimin edhe një grup mjekësh e infermierësh nga Lezha. Më tej do të transferohen për tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër për të nisur vaksinimin tek kjo grupmoshë sipas planit.

“Sot fillojmë vaksinimin në Shkodër. Kemi organizuar punën për vaksinimin e mjekëve. 150 vaksinat e para sot. Por në ditët e e ardhshme do të shtohet, do të jemi edhe në azilin e Shkodrës. Fillon me listë emërore dhe sipas sistemit që kush vaksinohet. Vaksinuesit janë të trajnuar. Më vonë do të vaksinohen edhe mjekët e spitalit të Lezhës më pas edhe tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër”, tha Manastrilu. /TCH/